Shkodra e pushtuar, e fotografit Massani

   

Fotografi italian Giuseppe Massani, me të mbërritur në Shqipëri, në vitin 1940, ka realizuar këto fotografi të rralla. Massani, një ithtar i lëvizjes fashiste, u bë i famshëm me një album fotografik për Musolinin dhe fashizmin: “La sua terra” (“Toka e tij”), Bergamo 1936.

Në prill të vitit 1939, Shqipëria u pushtua nga forcat italiane dhe pak kohë më pas, iu aneksua perandorisë së re romake të Musolinit. Ishte momenti i duhur për fotografin, që të prezantonte publikun italian me trevat e reja të Italisë, përtej Adriatikut.

Me mbështetjen e plotë zyrtare, Massani udhëtoi gjerësisht në Shqipërinë e pushtuar nga Italia, duke fotografuar njerëz dhe vende të ndryshme.

Fotografitë u botuan në vëllimin “Albania: Testo e foto di Giuseppe Massani” (Shqipëria: teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani), Romë 1940 dhe në kapitullin e fundit, vinte propaganda fashiste me titull “Bashkimi italo-shqiptar”.

Pamjet e këtij koleksioni, janë shkëputur nga ky libër.

Në vitet 1960-1970, Massani botoi disa albume të tjera, por shumica e tyre janë lënë në harresë, prej kohësh. Albumi i Shqipërisë, që daton në vitin 1940, mbetet një pasqyrë e Shqipërisë së vjetër të parakomunizmit./Konica.al / KultPlus.com