Vdiq aktori Max Von Sydow, i njohur për rolin e priftit në “The Exorcist”

Aktori Max Von Sydow, që ka pasur rol në më shumë se 100 filma dhe seriale televizive, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Familja e tij ka bërë të ditur “me zemër të thyer dhe pikëllim të pafund”, se aktori ka vdekur të dielen.

Von Sydow është i njohur për rolet në filmat “The Exorcist”, “Hannah and Her Sisters”, “Minority Report” dhe “Shutter Island”.

Ai ka bashkëpunuar me Ingmar Bergmanin në njëmbëdhjetë filma, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Von Sydow ka vazhduar me aktrimin deri në moshë të shtyer, duke qenë zëri i një personazhi në “The Simpsons” më 2014 dhe duke pasur rol në tri episode të “Game of Thrones” më 2016. / KultPlus.com