Mehdi Halimi, ambasadori i Kosovës në Francë ka njoftuar se ka marr pjesë në inaugurimin e linjave të fluturimeve mes Kosovës dhe Francës.
KultPlus ju sjell të plotë njoftimin dhe pamje nga ky inaugurim.
Sot pata nderin të marr pjesë në fluturimin inaugurues të linjave të reja Lyon–Prishtina dhe Paris–Prishtina, të operuara nga kompania ASLAirlines.
Udhëtova në shoqërinë e z. Hervé Bonin, drejtor i aeroportit të Prishtinës dhe z. Bruno Besnehard, drejtor komercial i kompanisë ASLAirlines.
Një moment i veçantë: ekuipazh 100 % femëror (pilote & ndihmëspilote) që pata kënaqësinë t’i përshëndes personalisht gjatë fluturimit.
Në mbërritje në Prishtinë, u mirëpritëm ngrohtësisht nga:
z. Jeton Raka, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës,
z. Gökhan Acikgoz, CEO i aeroportit të Prishtinës dhe
z. Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë.
U mbajt një fjalim zyrtar dhe një tortë iu ofrua pasagjerëve të fluturimit kthyes Prishtinë–Paris.
Një simbol i fuqishëm i lidhjeve gjithnjë e më të ngushta ndërmjet Francës dhe Kosovës! / KultPlus.com

