Dokumentari shqiptar në mesin e fituesve në Festivalin e Filmit Sportiv

Dokumentari i realizuar nga shqiptari Xhemajl Avdyli ka fituar çmimin “Mention D’Honneur” në Festivalin e 38-të të Filmit Sportiv në Milano të Italisë.

Ky dokumentar  bazohet mbi sfidat, kapacitetet dhe triumfin e atletit dhe rekordmenit nga Kosova, Muhamet Ramadani.

Dokumentari me titull “Beyond the Dream” (Përtej ëndrrës) është renditur në mesin e 40 dokumentarëve që konkurronin nga shtete të ndryshëm të botës.

Ky edicion ishte menduar të organizohej si çdo vit i shpërndarë në gjashtë lokacione më Milano, por për shkak të pandemisë aktivitet u zhvilluan virtualisht nga data 7 deri më 11 nëntor./ KultPlus.com