227 vite nga lindja e Meri Shellit, shkrimtarja angleze e famshme për romanin e saj “Frankenshtajni”

Meri Shelli ka lindur më 30 gusht 1797. Ajo ishte bija e filozofit Uilljam Goduin, gruaja e poetit romantik Persi Shelli. Në moshën 17-vjeçare, largohet nga vatra familjare me atë që do të bëhej më pas burri i saj, Persi Bissh Shelli.

Me anë të penës inteligjente, Meri Shelli trajton tema të rëndësishme dhe gjithnjë bashkëkohore në romanin e saj, si për shembull çfarë është e Mira dhe çfarë është e Keqja, luftën midis jetës dhe vdekjes ose mëdyshjet në lidhje me kufijtë e njohurive njerëzore dhe të gjitha problemtikat që lidhen me to.

Jeta e Meri Shellit ishte e mbushur me plot ngjarje të dhimbshme dhe vdekje, duke filluar që prej lindjes. Në fakt, nëna i vdiq gjatë lindjes, duke e lënë jetime. Përkundrazi, 1816-ta ishte një vit veçanërisht domethënës dhe në të njëjtën kohë i dhimbshëm për jetën e saj. Përveç faktit që kishte pasur frymëzimin për “Frankenshtajnin”, atë vit Meri humbi fëmijën e saj dhe gruaja e Persit kreu vetëvrasje.

“Frankenshtajn” nuk është vetëm një libër i frikshëm, por është gjithashtu një pikënisje interesante për të reflektuar për të gjitha këto tema. Frankenshtajni lindi nga një grua gjeniale, që kishte kuptuar lidhjen komplekse nënë-fëmijë. Krijoi mitin e pavdekshëm gotik të një teme të vështirë: anët e errëta të amësisë.

Edhe pse kinematografia e portretizon krijesën Frankenshtajn si negative, për faktin se mendja e tij i përkiste një krimineli, në libër nuk është aspak i tillë. Në fakt, krijesa kërkon dashuri dhe mirëkuptim, por gjithnjë largohet dhe përndiqet nga njerëzit, për pamjen dhe natyrën e tij. Prandaj, ai bëhet mizor dhe priret të përngjajë si një përbindësh.

Meri Shelli u nda nga jeta më 1 shkurt 1851, duke lënë në vepër letrare gur themeli për letërsinë moderne europiane. /bukinist.al/ KultPlus.com

225 vite nga lindja e Meri Shellit, shkrimtarja angleze e famshme për romanin e saj “Frankenshtajni”