FFK publikon listën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit, mungon Milot Rashica

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e muajit shtator, ku “Dardanët” do të nisin rrugëtimin në Grupin B për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Kosova do të zhvillojë dy sfidat e para ndaj Zvicrës dhe Suedisë, ndërsa lista e Fodës sjell surpriza, pasi mungon sulmuesi Milot Rashica, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të kombëtares. Ai nuk është përfshirë as në listën rezervë.

Lista e zgjeruar e lojtarëve të ftuar është publikuar nga FFK dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të zhvillohen stërvitjet përgatitore për sfidat e para eliminatore./KultPlus.com

Kosova shënon gol kundër Zvicrës (VIDEO)

Në Letzigrund Stadion të Cyrihut, Zvicra dhe Kosova zhvillojnë ndeshjen miqësore që padyshim se është një përballje emocionale falë lojtarëve shqiptarë që luajnë dhe kanë luajtur te Helvetikët.

Është hera e parë që këto dy skuadra vihen përballë njëra-tjetrës, ashtu që nuk ka dyshim se është një takim i veçantë.

Në pjesën e dytë, Kosova shënoi gol kundër Zvicrës.

Për “Dardanët” ka shënuar Milot Rashica në minutën e 52-të.

Klikoni KËTU për ta parë golin fantastik të Rashicës. / KultPlus.com

Rashica: Sot ditë e madhe për Kosovën

Ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica, përmes një postimi në Facebook u ka dhënë mbështetje futbollistëve të Kosovës në sfidën e sotme ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai e ka vlerësuar si një ditë të madhe për Kosovën.

“Sot është një ditë e madhe Kosovë. Forca djema. Një ekip, një ëndërr”, ka shkruar Rashica.

Milot Rashica është njëri ndër mungesat e mëdha për këtë ndeshje vendimtare të Kosovës, e cila po e kërkon kualifikimin në Evropian. Ai mungon për shkak të lëndimit.

Kosova sonte përballet me Maqedoninë Veriore në plajof të kualifikimeve për Evropian. Takimi nis në ora 20:45. / KultPlus.com