Miss Tajlanda paraqitet me fustan të punuar me tapa kanaçesh në Miss Universe, frymëzohet nga mjedisi i fëmijërisë

Konkursi i Miss Universe filloi këtë javë me konkursin paraprak dhe një konkurrente tashmë është bërë titull kryesor.

Miss Tajlanda Anna Sueangam-iam mahniti turmën me një fustan të bërë pjesët e aluminit të kanaçeve, të cilin e veshi gjatë fustanit të mbrëmjes.

Tani fustani është bërë viral, duke grumbulluar më shumë se 150,000 pëlqime që kur Sueangam-iam ndau një foto në Instagramin e saj.

Ky fustan, i cili u dizenjua nga marka Manirat dhe njihet si “Fustani i Fshehur i Çmuar i Diamantit” – kombinon fletët tërheqëse prej alumini të kanaçeve me kristalet Sëarovski.

Ka gjithashtu një kuptim të fshehur në veshje. Tapat e kanaçeve ndërkaq kanë një kuptim për edukimin e Sueangam-iam.

“Ky fustan u frymëzua nga mjedisi i njohur i fëmijërisë sime”, ka shkruar Sueangam-iam në Instagram. “Duke u rritur me prindër grumbullues plehrash, jeta ime si fëmijë ishte mes grumbujve të mbeturinave dhe materialeve të riciklueshme. Ky fustan unik u bë qëllimisht me materiale të hedhura dhe të ricikluara, përkatësisht ‘Tapat e kanaçes’ për t’i paraqitur UNIVERSIT atë që konsiderohet e pavlerë. nga shumë njerëz në fakt posedon vlerën dhe bukurinë e vet. Faleminderit të gjithëve që e patë, e dëgjuat dhe shpresojmë që jeni mesazhi i vetëvlerësimit.”, shkroi ajo, transmeton KultPlus.

“Edhe pse disa e quanin si “mbretëresha e bukurisë së plehrave”, kjo nuk e pengon kurrë të shkëlqejë si një perlë e çmuar”, shkruhet në një mbishkrim në faqen e Instagramit të Miss Tajlandës./ KultPlus.com

Deta Kokomani në “Miss Universe” me shqiponjë dhe këngën e Elvana Gjatës

Përfaqësuesja e Shqipërisë, 22-vjeçarja Deta Kokomani ka shkëlqyer në fazën e veshjeve me “motive kombëtare” në Miss Universe, kompeticion bukurie i cili po mbahet në New Orleans.

Në këtë kompeticion bukurie ajo mbante veshur një fustan kuqezi me simbolin e shqiponjës, ndërkohë që u prezantua në skenë me këngën e Elvana Gjatës.

Kjo fazë e edicionit të 71-të të Miss Universe, e mbajtur në New Orleans, ishte mahnitëse me gati 90 shtete pjesëmarrëse, përfaqësueset e të cilave shkëlqyen me veshje me motive tradicionale.

https://www.instagram.com/reel/CnUzBHpJfwx/?igshid=NTdlMDg3MTY=

/gazetakohajone/ KultPlus.com


Miss Universe përgatitet të pranojë edhe nënat dhe gratë e martuara

Për herë të parë pas 70 viteve, nga viti i ardhshëm Miss Universe ka vendosur të pranojë edhe për nënat dhe gratë e martuara, sipas medias amerikane.

Deri sot, rregullat e konkursit të bukurisë parashikonin që fitueset duhet të ishin beqare dhe të mbeten të tilla për të gjithë kohëzgjatjen e titullit dhe të mos kenë fëmijë derisa të kenë vendosur mbi kokë kurorën e mbretëreshës.

Një rregull që fituesja e edicionit të 2020-ës, meksikania Andrea Meza, kishte sulmuar si seksiste dhe të prapambetur.

”Ashtu si shoqëria po ndryshon dhe tani gratë zënë role që më parë ishin të rezervuara vetëm për burrat, ka ardhur koha që konkurset të hapen edhe për gratë me familje”, tha ajo në një intervistë./ KultPlus.com

Miss India rrëmben kurorën e ‘Miss Universe’

Në Eilat të Izraelit u zhvillua gara e 70-të e bukurisë “Miss World 2021” dhe vendin e parë e fitoi bukuroshja indiane Harnaaz Sadhu. Aktorja dhe modelja 21-vjeçare nga Punjab, triumfoi mbi konkurrentet e saj në raundin e fundit pasi u dha këshilla të rejave se “si të merren me presionet me të cilat përballen sot”.

“Presioni më i madh me të cilin po përballet të rinjtë e sotëm, është të besojnë në vetvete”, tha ajo. “Të dish që je unik të bën të bukur. Mos e krahasoni veten me të tjerët dhe le të flasim për gjëra më të rëndësishme që po ndodhin në mbarë botën. Dilni, flisni për veten tuaj, sepse ju jeni udhëheqësi i jetës tuaj. Ju jeni zëri juaj”.

21-vjeçarja Harnaaz Sadhu është 1.76 m e gjatë dhe është indiania e tretë që fiton kurorën e “Miss Universe” në historinë e kompeticionit. Vendin e dytë në konkurs e fitoi Nadia Ferreira nga Paraguaj dhe të tretin Lalena Mëane nga Afrika e Jugut.  Ina Dajçi dhe Tuti Sejdiu përfaqësuan Shqipërinë dhe Kosovën në “Miss Universe 2021”.

Shumica e 80 garueseve kishin mbërritur tashmë në Izrael në kohën kur vendi mbylli kufijtë e tij për të huajt, ndërsa të tjerët duhej të kërkonin leje dhe t’i nënshtroheshin karantinës së detyrueshme. /KultPlus.com