“Objekt” në mes të akullit, misteri në Antarktik

Google Earth prej kohësh po zbulon objekte të ndryshme nëpër gjithë botën, por zakonisht shfaqen ato më të pazakonshmet që inspirojnë teoricienët e konspiracionit siç është rasti i Antarktikut.

Kësaj radhe një përdorues i Google Earth, pretendon se ka lokalizuar diçka që ngjan me një ndërtesë gjigante nën akullin e Antarktikut. Si dëshmi për pretendimet e tij, ka publikuar dëshmitë vizuale në YouTube.

Në videon e publikuar më poshtë në një moment shfaqet një objekt gjigant që del nga akulli.

“Është shumë i madh, simetrik dhe duket si një ndërtesë edhe pse mund të jetë një copë e madhe e akullit”, thuhet përbri videos së publikuar.

Megjithatë ekspertët pretendojnë se është thjesht një copë e madhe e akullit me një formë të pazakontë/TCH / KultPlus.com