Xhejlane Tërbunja, aktorja më e mirë e Festivalit “Mitrovica in Fest”

Aktorja e njohur kosovare, Xhejlane Tërbunja mbrëmë fitoi çmimin e aktores më të mirë të Festivalit Tradicional të Komedisë, “Mitrovica in Fest”.

Tërbunja e fitoi çmimin si aktorja më e mirë protagoniste me shfaqjen “Komedi e Kuqe”, të autores, Albana Muja.

Lajmin e bëri të ditur sot aktorja përmes një postimi në Facebook, duke falënderuar ekipin, jurinë dhe organizatorët e festivalit.

“Mrame ne festivalin “Mitrovica InFest” pranova çmimin si aktorja me e mire e festivalit me shfaqjen “Komedi e Kuqe” te autores Albana Muja me regjine e Kreshnike Osmani perkrah aktoreve Mehmet Preteni, Njomza Tmava dhe NiK’ Istrefi. Ekipi , ju perqafoj dhe ju falenderoj shume. Mitrovica ka nje domethanie t’veçante per mu, prandaj edhe ky çmim eshte i veçante per mu! Flm jurise, festivalit dhe organizatoreve!”, shkroi aktorja në facebook.

Festivali Tradicional i Komedisë, “Mitrovica in Fest” është mbajtur në qytetin e Mitrovicës, në qendrën e Kulturës, nga data 9 deri më 13 shtator.KultPlus.com

“Mitrovica in Fest” bën publike shfaqjet pjesëmarrëse për edicionin e ri

Festivali Tradicional i Komedisë, shpall zyrtarisht emrat e artistëve dhe shfaqjeve pjesëmarrëse në Mitrovica in Fest, festival ky i cili do të mbahet në qytetin e Mitrovicës në Qendrën e Kulturës nga data 9-13 shtator 2019, përcjellë KultPlus.

Festivali Tradicional i Komedisë në Mitrovicë sjell pesë trupa teatrore, ndërkohë natën e parë e fillon me:

9 shtator- Teatrin “Petro Marko” të Vlorës me shfaqjen “Sundimi i Gruas”

Autor: Miro Gavran

Regjia: Marigona Bekteshi – Ferati

Luajnë: Dori Çaushi, Artan Islami, Margent Çaushi, Seliana Dalipi

10 shtator- Teatri i Tetovës me shfaqjen “Jashtë bie borë”

Autor: Vincenzo Salemme

Regjia: Qëndrim Rijani

Ass. Regjisor: Fitim Selimi

Luajnë: Trimosh Ramadani, Petrit Neziri, Blerim Ismani, Muzafer Etemi

11 shtator- Teatri “Muharrem Qena” Mitrovicë me shfaqjen “Komedi e Kuqe”

Autore: Albana Muja

Regjisore: Kreshnike Osmani

Luajnë: Xhejlane Terbunja, Mehmet Preteni, Njomza Tmava, Fisnik Istrefi

12 shtator- Teatri i Qytetit Preshevë me shfaqjen “Misteri”

Autor: Aldo De Benedeti

Regjia: Afeida Boriçi – Memeti

(ass. Gjelbrim Emini)

Luajnë: Valon Nuhiu, Egzona Salihu, Gani Veseli, Artan Ibishi

13 shtator- Teatri i Qytetit – Gjilan me shfaqjen “Shfaqja që shkon keq”

Autorë: Henry Shield, Jonathan Sayer dhe Henry Leëis

Regjia: Ilir Bokshi.

Luajnë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa Bafitu, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Tringa Hasani.

“Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 19:30 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë. Media, miq dhe dashamir të artit, ju presim për pesë netë rradhazi, në Mitrovicë të na bashkoheni, për të parë shfaqje/ komedi të cilat do ju bëjnë të qeshni pa fund dhe të bashkëndjeni me rrëfime komike nga autorë, regjisorë dhe aktor të dëshmuar”, thuhet në njoftim.

Festivali u mundësua nga: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, KEK, Ministria e Financave, Komuna e Mitrovicës, Jehona.com- Auto pjesë (Autor spare Parts), Viprint (Printing House), Broja, Museum Pub, Missini sweets, Ma Belle, Art Gazi, Nina, Koha Restaurant, Bunjamini. / KultPlus.com