Dy monedha ari që datojnë nga periudha e para erës së re, u gjetën në një kuti donacioni të përdorur nga Ushtria e Shpëtimit në Tampa, Florida për të siguruar strehim për njerëzit e pastrehë, raporton Tampa Bay Times.
Gazeta tregon se të gjithë mezi po presin në ankand tani për të parë se sa do të arrijnë shifrën e shitjes së monedhave të vjetra.
Një dhurues anonim hodhi një monedhë ari në kutinë pranë supermarketit Tampa pranë Krishtlindjes pa një mesazh, dhe disa ditë më vonë edhe një tjetër.
Të dyja monedhat do të dalin në ankand në Dallas
Nëse monedhat do të shiten vetëm në bazë të arit, ato do të ishin me vlerë rreth 450 dollarë secila, tha përfaqësuesi i ankandit Tod Imhof, duke shtuar se vlera e tyre ishte sigurisht më e lartë.
Ankandi i Dallas shet kartëmonedha nga e gjithë bota, dhe shtëpia e ankandit nuk do të marrë asnjë komision për të shitur të dy monedhat.
Zëdhënësi i Ushtrisë së Shpëtimit në Tampa Andy Miller tha se donacionet i befasuan të gjithë.
Në njërën anë të monedhës është një konsull romak i shoqëruar nga dy persona që e ruanin atë. Nga ana tjetër është një shqiponjë me krahë të shtrirë që qëndron mbi një skeptër dhe një kurorë dafine.
Shtëpia e ankandit thotë se ka mijëra monedha të tilla në botë dhe se ato u gjetën të gjitha rreth vitit 1550 në tokën e asaj ku tash gjendet Turqia, Irani dhe Deti i Zi, dhe se ato mund të jenë me vlerë disa mijëra dollarë.
Gjatë dimrit, Ushtria e Shpëtimit në Tampa mbledh 75 për qind të fondeve të nevojshme për të operuar strehimin e saj të urgjencës për njerëzit e pastrehë. Ndonjëherë grumbullohen deri në 400 mijë dollarë. / KultPlus.com