Piktorja vesh me maskë dhe doreza ‘Motrën Tone’

Piktorja e njohur Meri File në një videomesazh për “Report Tv” zbret nga fokusi dramatik nga ku krijon shpesh tablotë e saj, madje duke hequr dorë edhe nga nudot e guximshme e imazhet surreale për të na dhënë një mesazh shumë të ngrohtë e me një sens humori.

Meri File ka veshur me maske dhe mbulese izoluese e me doreza pikturën e famshme “Motra Tone” të Kol Idromenos. /KultPlus.com