Një tavolinë e çuditshme zbulohet në Murin e Madh kinez

Një tavolinë prej guri që daton nga mbretërimi i perandorit Wanli (1572-1630), i dinastisë Ming, u zbulua në majë të një kulle të Murit të Madh në veri të Kinës.

Kjo tavolinë me përmasa 102x62x13 centimetra, u gjet nga një kujdestar, ndërsa po patrullonte seksionin ”Xuliukou” të Murit të Madh, në qytetin Qian’an, provinca Hebei.

Me një mbishkrim prej 300 emra personash, tabela raportonte edhe emrat dhe titujt e 15 zyrtarëve të dinastisë Ming (1368-1644).

Guo Lifei, zëvendëskurator i muzeut në Qian’an, shpjegoi se zyrtarët, emrat e të cilëve shkruhen në tavolinë, ishin gjeneralët më të rëndësishëm që ndihmuan në ndërtimin e kësaj pjese të Murit të Madh dhe ata që e mbrojtën atë në periudhën pasuese.

“Sipas mbishkrimit, tavolina është bërë në vitin 1584”, tha Guo.

“Ajo mund të sigurojë referenca për studime mbi kulturën e Murit të Madh dhe sistemin hierarkik të dinastisë Ming”, shtoi ai.

Muri i Madh është një pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është i përbërë nga disa mure të ndërlidhura.

Pjesë të Murit të Madh janë dëmtuar ose shembur dhe kanë nevojë urgjente për restaurim. /atsh/ KultPlus.com

Rihapet Muri Kinez për vizitorët

Një pjesë e vogël e Murit të Madh të Kinës është rihapur për vizitorët që ky 24 mars, një shenjë se jeta në Kinë ngadalë po kthehet në normalitet pas epidemisë së koronavirusit.

Seksioni Badaling, i cili shtrihet nga Bei Liu Lou deri në Nan Wu Lou Ban, do të jetë i hapur çdo ditë nga 9 e mëngjesit në 4 pasdite, raporton CNN.

Rreth 70 kilometra larg Pekinit, është pjesa më e njohur e murit për turistët. Ishte vizituar në atë masë që zyrtarët kishin kufizuar numrin e vizitorëve në 65,000 në ditë që nga qershori i vitit të kaluar.

Zyrtarët kinezë thanë në një deklaratë se ata do të lejonin vetëm 30 përqind të numrit të zakonshëm të vizitorëve deri më tani në zonë.

Për të lejuar hyrjen, vizitorët duhet së pari të prenotojnë një biletë paraprakisht.

Pas mbërritjes, temperaturat e tyre do të kontrollohen.

Vizitorët duhet të kenë një kod QR të regjistruar shëndetësor (një sistem përmes AliPay ose një aplikacion WeChat të lidhur me ID e tyre), i cili shfaqet si “jeshil” ose i shëndetshëm para se të lejohen të hyjnë.  / KultPlus.com