Për 73 vjetorin e Çlirimit të Tiranës, ekspozitë në Muzeun Hsitorik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar dhe piktori Rakip Shabani hapin të premten, në ora 18.00, ekspozitën me titull “Tirana urbane grafike”, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë hapet në kuadër të 73-vjetorit të Çlirimit të Tiranës dhe do të përmbajë 33 punë në grafikë për Tiranën e para viteve ’40, ku paraqiten vendet arkitektonike dhe turistike të qytetit të Tiranës, si Ura e Tabakëve, Ura e Brarit, pazari etj./KultPlus.com