Turistë italianë dhe amerikanë interes për muzeun ”Shtëpia me Gjethe”

Muzeu Kombëtar ”Shtëpia me gjethe” është ndër më të veçantët në rrjetin ballkanik të muzeve. Ky muze është kthyer tashmë në një atraksion turistik jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por veçanërisht për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Gjatë periudhës janar-mars 2019 ky muze ka mirëpritur 32,5 % më shumë vizitorë në krahasuar me të njëjtën periudhë 2018 ose 631 vizitorë më shumë.

50% e vizitorëve në 3 mujorin e parë të vitit 2019 ishin nxënës dhe studentë gjë e cila tregon se brezi i ri ka interes për të mësuar dhe parë nga afër objektet e të kaluarës së errët komuniste të vendit tonë kjo fal dhe programeve që ndërmerr ministria e Kulturës.

Vizitorët vendas në këtë muze gjatë këtij 3 mujore ishin 70% dhe 30% ishin vizitorë të huaj. Vizitorët e huaj ishin italianë, amerikanë dhe anglezë.

Vizitat e shumta në këtë muze gjenerojnë dhe të ardhura pasi turizmi është një motor zhvillimi ekonomik. Të  ardhurat nga vizitat në këtë muze u rritën me 22% më shumë krahasuar me periudhën janar-mars 2018 ose 126.850 lekë më shumë.

Numri i vizitorëve në këtë muze gjatë vitit 2018 ka qënë 17 mijë turistë, ku 10 mijë prej tyre janë të huaj dhe pjesa tjetër turistë vendas.Pra 60% e vizitorëve në këtë muze ishin të huaj dhe 40% vendas.

Ky muze, ose thesari i memorjes sonë kolektive, do vazhdojë të mbetet një atraksion kulturor dhe historik për vizitorët, pasi është një plagë që ka prekur brezin e shkuar dhe bën një panoramë informuese për brezin e ri, pasi i kushtohet njerëzve të pafajshëm që u arrestuan, internuan, torturuan dhe vuajtën dënime të rënda për shkak të përgjimeve, kontrolleve e spiunimeve gjatë regjimit komunist, shumica e të cilave kryheshin nga kjo shtëpi. /a.a/ KultPlus.com