Ndërtesa e ish-burgut të Prishtinës është shndërruar në muze

Ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës e cila mban brenda vetes histori të shumta të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë për liri, është shndërruar në muze i cili paraqet narrativën dhe rezistencën popullore të të burgosurve politik në të gjitha burgjet e Kosovës.

Hapja e Muzeut të Burgut të Prishtinës me ekspozitën e përkohshme ”Burgu i Idealit” do të mbahet me
12 korrik me fillim nga ora 17:00.

Nga data 12 korrik, Muzeu do të jetë i hapur për vizitorët në këtë orar:
E martë – e diel
10:00 – 19:00

Shfaqja “Ora e Vdekjes” me regji të Ilir Bokshit mbajti për herë të parë një aktivitet në këtë burg, tanimë muze. /KultPlus.com