Kreativiteti sensitiv në pikturën e Ndoc Martinit

Pa mëdyshje, ideshmëria e lartë kreative dhe shpërfaqja e saj sensitive e krijuesit, varet përherë nga përkushtimi dhe ndiesimi i ideshmërisë së kreativitetit të tij artistik. Zatën, ky kreativitet shpërfaqjes do të jetë i mirëpritur, nëse në te vërehet idealizmi dhe realizimi i mirëfilltë i komunikimit të lartë artistik.

S’do mend, se kjo krijimtari e lartë rezonuese, vërehet qartas edhe në pikturën e piktorit Ndoc Martinit. Krijimtaria e tij, mbeti përherë, një krijimtari e qartë dhe e formësuar me idealizmin e lartë sensitive dhe fare ndiesor. Ky ndijim, zatën, u shpërfaq bukur me rezonancën më të lartë kreative.

Krijimtaria e Ndoc Martinit, është tejet e vlefshme dhe mjaft domethënëse. Ajo rrëfehet përherë me ndijimin më të lartë realist. Andaj, për këtë, krijimtaria e tij, është pa dyshim, sensitive, e formësuar, idealiste dhe me një ndjesi të lartë dhe të qartë kreative. Këtë rrëfim, piktori Martini, e përjetoi dhe e realizoi me ndijimin më të lartë komunikativ, artistik dhe estetik. Ishte pa dyshim, gjithnjë shpërfaqës i denj i kohës dhe pa dyshim shpërfaqës i kombëtarës shqiptare.

Piktori, Ndoc Martini lindi në Shkodër më 1880. Shkodra përshkuhet si një qytet i artit, i jetës dhe i ngjyrës. Aty u linden edhe shumë krijues të tjerë, si; Kol Idromendo, Andrea Kushi, Simon Rrota… Martini rrjedhë nga një familje e respektuar e zones Grudë. Dhe, që nga mosha e hershme, kur ishte nxënës, vërehej kjartas talenti tejet i lartë për arte figurative.

Andaj, që  nga rinia, ai shpërfaqi idejshmëri të lartë për vizatim. E, në mjediset e shkollës ia mundësojnë që të hapi një ekspozit me punimet e tij të nduarnduarta.Me këtë zgjuarësi të jashtëzakonshme për artin, vendosi që të bëhej piktor, gjithsesi duke hezituar që të pasurohet me njohuri të reja për artin.Dhe, nga kjo kohë e hershme, ka mbetur vetëm një punim i quajtur ”Portret  fëmije” që është ruajtur në Galerinë e Shkodres. Ai në vitin 1902 shkoi në Itali [Romë] për të studjuar në një nga shkollat e artit. Këtu krijoi një mori veprash, por si më e rëndësishmja cilësohet kompozimi, ”Dy malësorët”

Eshtë tejet e kuptueshme, se të gjithë piktorët e Rilindjes, rëndësi të konsiderueshme i kanë kushtuar portreteve. Edhe piktori Ndoc Martini, iu kushtoi rëndësi të madhe portreteve. Pra, këto portrete të tij u realizuan me një vëmendje të posaçme, por edhe me një ndjesi shumë të lartë kreative.

Zatën, ky kreativitet ishte shumë i sensibilizuar dhe tejet i formësuar. Ky formësim, ishte një shpërfaqje e detajuar për mrekulli. Ai, gjithsesi, këto portrete, i kishte studjuar në detaje dhe,  ato s’do mend, rezononin me një shprehje tejet analitike. Pa dyshim ky analizim, i mrekullueshëm, dendur u shpërfaq me një invencion të lartë dhe tejet konkretizues.Rrjedhimisht, ky konkretizim, u tregua bukur. Dhe, kjo bukuri rrezatuese, përherë u tregua në të gjitha tablotë e tij sensitive dhe kreative.

Zatën, piktori Ndoc Martini, bëri një mori portretesh, duke u përqendruar në një analizim kreativ, fare të formësuar dhe në një kreativitet tejet të sensibilizuar. Mu këtu, piktori u përqendrua dhe pati të drejt dhe pati shumë sukses.

Ai, pa dyshim, u përcaktua, sidomos për disa njerëz të shquar, si; Rafaeli, Dante, Galileu, Verdi, Mikelanxhelo e ndonjë figurë tjetër madhore. Megjithatë, nga të gjitha portretet e realizuara, pa dyshim për invencion të lartë kreativ dallohet portreti ”Doktor Prelë Martini” [46 x 52], 1914.

Kjo vepër tejet sensitive, e ruan atmosferën e kohës. Zatën, mënyra e paraqitjes, tregon dendur për një frymë romantike e melankolike të pikturës shqiptare të asaj periudhe.

S’do mend se atmosfera e punimit rrëfen një shprehje të një zymtësie, që gjithsesi shkaktohej nga zymtësia e jetës shqiptare  në përgjithësi dhe e autorit në veçanti. Pa mëdyshje, ky portret radhitet në mesin e portreteve më të realizuara të asaj kohe. Dhe, sigurisht konsiderohet si një portret tejet cilësor i periudhës së Rilindjes shqiptare.

Ky portret, gjithsesi na krijon përfytyrime më të qarta për kohën e realizimit, duke na dhënë psikologjinë e intekektualit shqiptar. Andaj, pas portretit të Idromenos [Motra Tone] ky portret i piktorit Martini është pa dyshim portreti më i realizuar.

Gjithsesi, piktori Martini, interesim të shtuar tregoi edhe në shpërfaqjen e peizazhit. S’do mend se edhe në këto peizazhe, piktori pati ndjesi shumë të lartë të rrëfimit përmbajtësor. Ai, në tablotë e tij, me përpikëri tregoi dashuri dhe pamje nga disa qytete si; Shkodra, Napoli, Roma, Venecia  dhe  ndonjë qytet tjetër.

Ndoc Martini, ky piktor i talentuar dhe me një rezonancë tejet të theksuar, interesim tejet të dukshëm tregoi edhe për grafikë. Shqetësimet e veta, ai arriti t’i shpërfaq nëpërmjet  të shumë gravurave, të cilat u botuan në vitin 1907 nga shoqëritë shqiptare të Amerikës.

Gjithsesi, shpërfaqja e subjekteve të grafikave, përfshijnë kompozime të shumëllojta për figurën e Skënderbeut, tevona pamje nga Shkodra, Rozafa, Buna, luftëtar shqiptar dhe figura të shumëllojta të arbëreshëve dhe valltarësh të veshur me kostume kombëtare shqiptare.

Supozohet se piktori Martini, është larguar nga Italia për në Francë  rreth vitit 1913. Dihet mirëfilli se gjatë kësaj periudhe, piktori punoi pranë një piktori francez i quatur Pensi.Ai, këtu krijoi një numër të konsiderueshëm veprash të cilat u mirëpritën bukur.

Megjithatë, në këtë kohë sëmundja  e tuberkulozit e rëndoi shumë. Dhe, pas një kohe të shurtër në sanatorjumin antituberkular të Parisit, u shua jeta e tij në moshën 36 vjeçare duke na lënë një opus të vlefshëm sensitive e kreativ. Një pjesë e veprave ka mbetur jashta atëdheut, e një pjesë tjetër është zhdukur.

Andaj, krijimtaria e Ndoc Martinit është e vlefshme dhe tejet domethënëse. Ajo, rrëfehet pëherë me ndijimin më të lartë të artit realist. Krijimtaria e tij, s’do mend është sensitive, e formësuar dhe e idealizuar me një ndjesi të lartë e të qartë kreative. Këtë rrëfim, piktori Martini, e përjetoi dhe e realizoi me një ndijim të lartë komunikativ, artistik dhe estetik.

Ai, pati dëshirë, angazhim dhe përkushtim të lartë në kreativitetin e tij , ndiesor, sensitive dhe fare përmbajtësor. Ishte shpërfaqës i kohës dhe realizues i ndijimit të lartë të Rilindjes kombëtare e shqiptare. Dhe për këtë do të mbahet në mend me kreativitetin e tij ndjesor dhe tejet sensitivë. /BotaSot/ KultPlus.com