Nexhime Zaimi, gazetarja e parë shqiptare në Amerikë

Nexhmie Zaimi është një nga figurat më të shquara të gjeneratës së parë të diasporës shqiptare në SHBA, gazetare e famshme investigative, reportere për “Los Angeles Times”, “Zëri i Amerikës”, “CNN “, dhe” Evropa e Lirë “.

Zaimi e kaloi fëmijërinë në Libohovë, ndërsa ditët e rinisë në Tiranë. Ajo migroi në Shtetet e Bashkuara në vitet 1930, ku u diplomua në Kolegjin Wellesley dhe Universitetin e Columbia.

Në vitin 1937 ajo shkroi autobiografinë e saj Bija e shqiponjës: Autobiografia e një vajze shqiptare. Libri ishte një sukses i menjëhershëm dhe u bë një nga më të shiturit e vitit 1938. Kjo vepër e shkëlqyeshme autobiografike u përkthye në shqip shumë më vonë në shekullin 21.

Gjatë ditëve të saj studentore ajo ishte njohur me avokatin dhe biznesmenin Henry M. Margolis, me të cilin u martua. Martesa e tyre ishte jetëshkurtër dhe produkti i saj ishte një fëmijë i lindur në shkurt 1943 të cilin ata e quajtën “Eric Skënderbeg Margolis”.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo punoi për OSS (Zyra e Shërbimeve Strategjike), paraardhësi i CIA-s. Pas luftës ajo luajti një rol të madh në çështjet që lidhen me komunitetin shqiptaro-amerikan. Gjatë kësaj kohe ajo u zgjodh gjithashtu si Presidente e Konfederatës Pan-Shqiptare “Vatra”, duke ndihmuar migrantët politikë shqiptarë si dhe duke mbështetur familjen e saj përsëri në Shqipëri për sa më mirë të aftësive të saj. Fundin e viteve 1940 ajo shkoi në Itali, ku punoi në mënyrë aktive me refugjatët dhe ndihmoi shumë shqiptarë që migruan atje. Për disa kohë ajo qëndroi në Kalabri, ku studioi dialektin dhe historinë e tyre.

Gjatë fillimit të viteve 1950 Nexhmie Zaimi Margolis u bë një nga gazetaret e para amerikane që raportoi nga Lindja e Mesme, duke intervistuar udhëheqës si Presidenti Egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Anwar El Sadat, si dhe Mbreti Husein i Jordanisë, duke vërejtur një fakt interesant që Garda mbretërore e Mbretit Husein përbëhej nga gjashtëdhjetë shqiptarë.

Për punën e saj të përkushtuar ajo u nderua me shumë çmime, të tilla si:

1. “Legjioni Amerikan”,

2. “Comandatoressa della Coronna d’Italia (Komandant i Kryqit të Kuq Italian)”, dhe

3. “Medalja e Mirënjohjes” nga Presidenti i SHBA Franklin D. Roosevelt.

Gjatë luftës në Kosovë në 1999, ajo mori nën kujdestarinë e saj tre fëmijë të cilët ishin plagosur rëndë në një aksident gjatë bombardimeve të NATO-s. Ajo ndërroi jetë në Santa Barbara, SHBA, më 18 Prill 2003./ KultPlus.com