“Nuk e bëmë t’madhe pse n’shkollë fillore nxënësit mbanin thika edhe pse u dashtë”

Nga Agim Selami

Nuk e bëmë t’madhe pse n’shkollë fillore nxënësit mbanin thika e boksiraça – edhe pse u dashtë;

nuk e bëmë t’madhe kur arsimtari e ndezke nga një bashkë me nxënësit – edhe pse u dashtë;

nuk e bëmë t’madh bulizmin ndaj nxënësit ma t ‘sjellshëm nga “të fortit” e shkollës – edhe pse u dashtë;

nuk e bëmë të madhe ngacmimin seksual, qeshnim kur profesori u folke fjalë të ‘pahijshme çikave t ‘klasës – motrave tona – edhe pse u dashtë;

nuk e bëmë t’madhe as kur nisën t ‘mbijnë si kërpudha kazino-bastoret para shtëpive e shkollave tona – edhe pse u dashtë;

nuk e bëmë t’madhe që komshiu, dikur vjedhës xhepash, sot pjesë e narko kartelit ka ngritë pallate me pare t’pista – edhe pse u dashtë;

nuk e bëmë t’madhe që dileri i drogës shiste si filantrop e duarshlirë në ndërtim të objekteve fetare – edhe pse ishte dashtë;

nuk e bëmë t’madhe që fëmijët tanë rriten me frymën e këngëve “tavolina me vija, ma shumë i pëlqen koka se cola, kokaina, marihuana, Prishtina e Tirana”, edhe pse ishte dashtë;

nuk e bëmë t’madhe prerjen e drunjve, ndezjen e mbeturinave, uzurpimin e hapësirës publike – edhe pse ishte dashtë;

Ne jemi kështu si jemi sepse nuk e bëmë t’madhe për asgjë.

Nuk zgjodhëm anën e të dobëtit, anën e të diturit, të moralshmit, të modestit, artit, anën e nënës natyrë.

Shkojmë tash me nga një kruarje të kokës, dhe bëhemi dhe sikur nuk jemi nga këtu! /supergrate.net/ KultPlus.com