Abbott për vrasjen dhe zhdukjen e 1133 fëmijëve gjatë luftës: Ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shkuar për vizitë në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë, për të përkujtuar 1133 fëmijë të vrarë para 20 viteve në luftën në Kosovë.

Abbott një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në ‘Facebook’, teksa ka thënë se ata meritojnë drejtësi.

“1133 fëmijë janë vrarë dhe të pagjetur nga një konflikt përpara 20 vitesh. Ata meritojnë drejtësi”, ka shkruar ai.

““Një herë e një kohë dhe kurrë më” në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë i nderon këta fëmijë dhe na kujton ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës”.

Ai bënë thirrje për “falje, por jo harresë”.

Abbott përpara disa javësh shkoi në vizitë edhe në Kompleksin Memorial të Jasharajve, ku nderoi viktimat e rëna në luftë nga ana e familjes së Jasharit./ KultPlus.com

Abbott me mesazh nga Prekazi: Ne e ndalëm katastrofën humanitare në Kosovë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicohlas Abbott ka vizituar kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Abbott ka thënë se Kosova ka kurajon që të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit.

“Këtë mëngjes bëra homazhe tek memoriali i familjes Jashari në Prekaz, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të para më shumë se 20 vjetëve. Sot Kosova ka kurajon të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në kërkim të drejtësisë për viktimat”, ka shkruar ai.

Ambasadori britanik ka thënë poashtu se Mbretëria e Bashkuar do t’i qëndrojë gjithmonë  intervenimit të saj në Kosovë si një kauzë e drejtë.

“Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë gjithmonë ndërhyrjes së saj si një kauzë e drejtë, për të parandaluar katastrofën humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni. Siç ka thënë ish-kryeministri Tony Blair në Parlament më 23 mars 1999: “Ne nuk kemi alternativë tjetër pos të veprojmë dhe do të veprojmë”, ka shkruar Abbott./Express/ KultPlus.com