Një ndër intervistat e rralla të gjeniut Nikola Tesla

Për të profilizuar një identitet kaq të jashtëzakonshëm të historisë së shkencës, për të hedhur dritë mbi terrin e shumë hamendësimeve dhe dilemave, për të kapur fillin që përshkon tërësinë e një identiteti kaq kompleks dhe të larmishëm, më mirë se sa një intervistë, më mirë se prononcimi i vetë personazhit, askush tjetër nuk mund të jetë më i besueshëm, asnjë vërtetë s’mund t’i mbivendoset asaj që përbën dëshminë e së vërtetës së vërtetave.

Eshtë fjala për gjeniun Nikola Tesla. Të gjitha hulumtimet, zbulimet dhe projektet që i kanë ngecur në nivel idesh, Nikola Tesla-n e bëjnë njërin prej gjenive të rrallë në tërë historinë e njerëzimit. Përditë dalin në pah gjëra të reja në lidhje me të dhe sa herë del në dritë diçka e re, edhe respekti shtohet.

Ndërsa ‘sekreti’ i fundit që është zbardhur është intervista e një gazetari që e kishte bërë me të para 117 viteve. Inteligjenca i reflekton në përgjigjet, të cilat edhe sot e kësaj dite, na e mbajnë frymën pezull.

Ja intervista e plotë:

Gazetari: Z. Tesla, për ju thonë që jeni përzier në çështjet kozmike. Në të vërtetë kush jeni ju?

Tesla: Kjo është një pyetje e mirë dhe do të mundohem të përgjigjem në të gjitha pyetjet tuaja.

Gazetari: Disa thonë se ju jeni kroat dhe keni lindur në një katund të vogël. A është e vërtetë kjo?

Tesla: Po të gjitha janë të sakta. Jam me origjinë nga Serbia, por atdheu im është Kroacia dhe me këtë ndjehem krenar.

Gazetari: Futuristët, thonë se shekulli i 20 u lind në kokën tuaj. E bekojnë fushën magnetike dhe thurin himne për motorin e induksionit. Energjia aktuale të cilën e keni zbuluar ju, sot mund të mbizotërojnë mbi gjysmën e botës fiziko-kimike. Industria është gati t’u shpallë juve si bamirësi më i madh. Për herë të parë e keni thyer atomin në laboratorin Tesla. Keni bërë një pajisje që mund të shkaktoj dridhje tërmeti. Keni zbuluar rrezet e zeza kozmike. I keni hetuar ekzistencën e Empedocles, e cila zbulon sekretet e 5 elementeve. Jeni si një figurë hyjnore për shumë njerëz.

Tesla: Po, të gjitha këto që i keni cekur janë vetëm disa nga zbulimet e mia më të mëdha. Megjithatë unë tash më jam një njeri i mundur sepse nuk i kam bërë gjërat më të mëdha që kam pasur forcë t’i realizoj.

Gazetari:  Cilat janë ato, z Tesla?

Tesla: Kam dashur ta ndriçoj gjithë botën. Kemi një energji të mjaftueshme që mundëson që e gjithë bota të ndriçoj si dielli. Po të më kishin lejuar t’i bëja ato që kam dashur, ashtu siç e ka Saturni, edhe bota do kishte një hallkë të ndriçuar në pjesën e ekuatorit. Por njerëzimi nuk është gati për këtë. Në një studim që e kam bërë në Kolorado Springs, e kam zhytur e gjithë botën në rrymë elektrike. Po ashtu mund t’i ofrojnë njerëzve një energji pozitive mendore.

Në pjesën e brendshme të botës, ekziston energji, energjia e paqes, dashurisë dhe gëzimit. Kam kaluar shumë vite për të studiuar si ndikon kjo energji tek njerëzit. Trëndafili,  i përdorë rrezet e diellit si ushqim dhe për këtë arsyeje është kaq i bukur dhe ka aromë të këndshme. Në jetë ekziston në numër i pa fund të shkencave dhe shkencëtarët duhet të punojnë për t’i kuptuar ato. Këtu ekzistojnë tri pika thelbësore. Ajo që po e bëj unë është vetëm një hetim.

Ka disa gjëra që e di se nuk mund t’i gjej, por përsëri nuk do të ndalem së hetuari.

Gazetari: Cilat janë ato?

Tesla: Çështja e parë është ushqimi. Çfarë sasie të energjisë ose sa yje nevojiten për të ushqyer me dritë një botë të uritur? Një tjetër është shkatërrimi i fuqisë së të keqes dhe vuajtjeve. Kjo është si një epidemi apo sëmundje e fshehur në hapësirën e thellë të gjithësisë. Së treti, a posedon universi dritë me fuqi të jashtëzakonshme.

Kam zbuluar një yll i cili nuk ndryshon. Nuk mund ta ndikosh as me ligje astronomike, as me ekuacione matematikore. Ky yll është në galaktikë. Është e madhe sa një mollë dhe peshon sa i gjithë sistemi diellor. E di që për të fluturuar, duhet ti tejkalojmë ligjet e ligjet e gravitetit të tokës.

Por unë nuk jam duke u munduar t’i mundësoj njerëzve fluturimin në mënyrë fizike, por, po mundohem t’u mundësojë njerëzve të fluturojnë nga një vend në tjetrin duke e përdorur fuqinë mendore. Jam duke u përpjekur ta zgjoj energjinë e ajrit.

Gazetari: Thuhet se zogjtë vijnë çdo ditë në dritaren e shtëpisë suaj.

Tesla: Njeriu duhet të jetë i ndjeshëm ndaj zogjve. Ata lajmërojnë ardhmërinë.

Gazetari: Nuk e keni lënë fluturimin që nga ajo kohë kur ishit në Similjan.

Tesla: Si fëmijë kam tentuar të fluturoj nga kulmi i shtëpisë, por u rrëzova. Nuk i kisha bërë llogaritjet në mënyrë të duhur. Mos harro rinia është krahu më i fortë i jetës.

Gazetari: Jeni Martuar ndonjëherë?

Tesla: Jo

Gazetari:  Tifozët tuaj ankohen se keni asgjësuar teorinë e relativitetit. Pse nuk e shohim këtë energji që gjendet gjithkund?

Tesla: Së pari formohet energjia dhe prej saj përbëhet trupi. Universi është përbërë nga një energji origjinale dhe të përjetshme të cilën ne e quajmë dritë. Universi ka katër ligje themelore. E para, ka një masë matematikore. E dyta, përhapet në errësirë . E treta, drita shndërrohet në një element radial. E katërta, nuk ka fillim dhe nuk ka fund. Krijimi i tij është i pafund.

Gazetari: Pse nuk i ligjëroni njerëzit në lidhje me këtë teori?

Tesla: Mbani në mend; arsyeja se pse nuk e kuptojmë pafundësinë, nuk është se bota ka një strukturë të lakuar, por është vet mendja e njeriut. Unë jam një pjesë e dritës. Universi është në rregull dhe harmonik njësoj si një simfoni.

Gazetari: Z. Tesla, jeni duke dëgjuar ndonjë zë?

Tesla: Kam dëgjuar gjithmonë. Veshi i shpirtit tim është i madh sa qielli. Ajnshtajni ka bëri disa punë shumë të mira dhe nuk jam kundër kësaj. Mirëpo është gabim i madh që mendonte se “eteri” nuk ekziston.

Gazetari: A është e vërtet se jeni sëmurë shpeshherë gjatë rinisë suaj?

Tesla: Po është e vërtetë se fuqia e jetesës më ka ra shpesh herë. Ndonjëherë njeriu ka nevojë për dhimbje. Kurrë mos nënçmoni fuqinë e mendjes së një personi.

Gazetari: Z. Tesla, kjo është një lojë apo? Më flisni mua për fuqinë e të menduarit…

Tesla: Po është një lojë, unë kam luajtur dhe e kam zgjidhur sekretet e rrymës elektrike. Mos harro, Nikola Tesla është njeriu i parë që i ka gjetur të vërtetat e rrufesë.

Gazetari:  Çka është energji elektrike për ju?

Tesla: Rryma elektrike është gjithçka. Së pari drita është një gjë e pafund që përfaqëson botën. Kurse ngjyra e zezë është fytyra e vërtetë e dritës, por ne nuk e shohim këtë.

Gazetari: Më duket se çështjen e rrymës elektrike po e teproni pak a shumë…

Tesla: Unë jam rrymë elektrike. Mund të them se jam rrymë elektrike që është shndërruar në njeri. Edhe ju jeni ashtu, por nuk e keni vërejtur ende.

Gazetari: A mund t’i përballoni rrymës elektrike me një milion volt?

Tesla: Trupi i njeriut është përbërë nga rryma elektrike. Po ashtu edhe truri ynë punon me rrymë elektrike. Një ditë do ta shohim se kjo ndodhë me të vërtetë.

Gazetari: Stafi i hotelit ne të cilën jetoni, na kanë thënë se kur moti është me shi dhe rrufe,  ju gjithnjë flisni me dikë. A është e vërtetë kjo?

Tesla: Po, unë flas me rrufe dhe bubullima.

Gazetari: Si kështu?

Tesla: Shpesh herë flas me ta në gjuhën time amtare.

Gazetari: Lexuesit tanë do të befasohen shumë kurrë e lexojnë këtë shkrim.

Tesla: Rrufe dhe bubullimat janë vetëm dy nga forcat më të fuqishme të natyrës.

Gazetari: Por cili është elementi?

Tesla: Ajo që më intereson mua, është se çfarë ndodhë në gjithësinë e yjeve. Çfarë ndodhë kurrë një yll shuhet dhe në atë moment kurrë i zbulojmë këto, atëherë do të fillojmë t’i zbulojmë edhe elementet dhe sekretet e botës.

Gazetari: Por çfarë do të ndodhë më pas?

Tesla: Perëndia do të tallet me ne dhe do të na arrestojë. (e thotë duke qeshur)

Gazetari: A nuk janë këto fjalë, të kundërtat e atyre që i keni thënë në librin “Dhimbje Kosmike”?

Tesla: Jo sepse ne ende po jetojmë në botë. Ekziston një sëmundje që shumica e njerëzve ende nuk e dinë. Dhe pikërisht për këtë arsyeje ekzistojnë edhe shumë sëmundje tjera siç janë, vuajtjet, mjerimet, luftërat etj. N

doshta kjo sëmundje nuk mund të shërohet plotësisht , por nëse vetëdijesohemi në lidhje me këto sëmundje, atëherë mund t’i parandalojmë ato. Ndonjëherë i ndjej në trupin tim vuajtjet e të afërmve të mi. Arsyeja kryesore e kësaj, është se trupi dhe shpirti ynë është përbërë nga elementet që i përngjanë njëri tjetrit.

Pamja e zhdukjes së një ylli, tek ne ndikon në atë mënyrë sa që nuk mund ta imagjinoni.  Lidhja që e kanë krijesat e botës me njëri-tjetrin, është shumë më e madhe sa sa që e dimë ne. Kemi shumë gjëra që duhet t’i mësojmë për të krijuar një të ardhme sa më të mirë.

Tesla: Nëse do të shihje krijesat e tmerrshme, nuk do të pinit më kurrë ujë të pazier apo të pasterilizuar

Nga Helen Flatley

Nikola Tesla, është një nga shkencëtarët dhe inxhinierët më të mirënjohur të historisë, një shpikës pjellor që e transformoi shoqërinë moderne. Tesla është më i njohur për kontributin e tij në zhvillimin e sistemit modern të furnizimit me energji elektrike, dhe si një pionier i hershëm i shumë prej teknologjive që formësuan gjysmën e dytë të shekullit XX-të.

Po ai ishte gjithashtu një person i çuditshëm, i njohur veçanërisht për shfaqjet, karizmën dhe talentin e tij kur fliste në publik. Sidoqoftë, gjatë gjithë jetës së tij, ai u përball me probleme të shëndetit mendor, më së shumti, një formë e rendë e c’rregullimit Obsesiv Kompulsiv (OCD).

Ashtu si shumë njerëz me këtë simptomë, Tesla ishte veçanërisht i shqetësuar për mikrobet, pastërtinë dhe shmangien e sëmundjeve.

Sipas “Smithsonian Magazine”, ai i lante duart shumë herë gjatë ditës, dhe më vonë sigurohej që të gjithë ushqimet e tij të ishin zier para se t’i hante. Shpesh, ai nuk pranoi të shtrëngonte duart kur takonte dikë, dhe zakonisht mbante doreza për të shmangur çdo kontakt fizik me njerëzit që takonte.

Ai deklaroi se kjo fobi, i erdhi kur pa bakteret në ujin e tij të pijshëm përmes një mikroskopi në laboratorin e tij, duke komentuar, “nëse do të shihje vetëm për disa minuta krijesat e tmerrshme, nuk do të pinit më kurrë ujë të pazier apo të pasterilizuar”.

Tesla kishte ndërkohë probleme të mëdha me pagjumësinë. Ai pretendonte se arrinte të mbijetonte duke fjetur vetëm 2 orë gjumë çdo natë, edhe pse dremiste shpesh gjatë ditës.

Ai do të punonte gjatë gjithë natës mbi eksperimente të ndryshme në laboratorin e tij.

Kjo për fatin e keq të fqinjëve të tij, që shpesh mbeteshin zgjuar nga zhurmat e çuditshme që dilnin nga shtëpia e tij, dhe i telefononin rregullisht policisë duke e denoncuar shkencëtarin e famshëm. Ndihmësit e tij në laborator, raportonin se ai shpesh do të lodhej aq shumë nga puna e pandërprerë dhe mungesa e gjumit, saqë thjesht do të shembej përtokë në mes të eksperimenteve të tij, dhe do të flinte gjumë mbi tryezën e tij të punës.

Kjo pagjumësi kronike, ka të ngjarë të ketë përkeqësuar betejat e tij me shëndetin e tij mendor.

Një tjetër nga zakonet e tjera të veçanta të Teslës, ishte një fiksim i çuditshëm ndaj numrit 3. Ai shpesh do të përfshihej në ritualet që përfshinin numrin 3, duke përfshirë zakonin e tij për të ecur 3 herë rrotull një ndërtese para se të hynte në të.

Kur hante darkë ai do të shpaloste 18 peceta, para se të niste të konsumonte ushqimin, pasi 18-a ishte i pjesëtueshëm me numrin 3. Ngjashëm, kur shkonte në një hotel, kërkonte gjithnjë që numri i dhomës të ishte i pjesëtueshëm me 3, dhe kërkonte 18 peshqirë të freskët çdo mëngjes. Sipas “Smithsonian Magazine”, përveç zierjes së gjithë ushqimeve të tij, ai do të përcaktonte saktësisht masën kubike të ushqimit, dhe më pas do të llogariste numrin e saktë të lëvizjeve të nofullave që nevojitej për bluarjen e tij.

Ai kishte një fobi të madhe ndaj objekteve të rrumbullakëta, dhe nuk mund të qëndronte dot në shoqërinë e një gruaje, që mbante në vesh një palë vathë. Ndërsa këto zakone dhe rituale të çuditshme mund t’iu duken për të qeshur, ato flasin shumë një njeri që përballet me sëmundje të rënda mendore.

Mjerisht, Tesla lindi në një kohë dhe në një shoqëri që nuk e kuptonte plotësisht sëmundjen mendore, dhe betejat e tij me sjelljen e vet kompulsive. Për më tepër, sëmundja mendore duket se ka pasur një traditë në familjen e tij, me babain dhe vëllain e tij që shfaqën simptoma të skizofrenisë dhe çrregullimit të personalitetit.

Babai i tij ishte i njohur për mishërimin e personaliteteve të ndryshme, ndërsa vëllai i tij përjetonte shpesh halucinacione të dhunshme. Vetë Tesla raportoi gjithashtu përjetimin e halucinacioneve, megjithëse ia atribuoi këtyre të fundit shumë nga sukseset e tij shkencore, për shkak se i dhanë një frymëzim të veçantë.

Për shembull, ideja e tij për motorin AC, ishte dukshëm e frymëzuar nga një halucinacion i dritave të ndezurave dhe flakëve. Zakonet e pazakonta dhe sjelljet e çuditshme të Teslës, shpesh minimizoheshin nga fansat e tij, të cilët i përshkruanin ato si thjesht ekscentricitete, ndërsa përdoreshin si tallje nga kritikët e tij, të cilët e konsideronin si tërësisht të çmendur.

Megjithëse sot mund ta konsiderojmë Teslën një gjeni të madh, të prekur rëndë nga sëmundje serioze mendore, gjatë gjithë jetës së tij, stigma që i rrethonte këto gjendje mendore do të thoshte asokohe se shkencëtari gjeti rrallë ndihmën dhe mbështetjen që i duhej. Ai vdiq i vetmuar, në varfëri të plotë dhe në një harresë relative, një fund i trishtuar për një nga shpikësit më të vlerësuar të epokës moderne. /KultPlus.com