E vërteta mbi origjinën e gjeniut Nikolla Tesla

Nisur nga emri i tij, Nikolla Tesla nuk është serb. Familja e tij ishte nga Sanxhaku, i banuar nga shqiptarë edhe sot.

Babai i tij nuk njihte shkrim e këndim dhe në një ditë u bë prift i krishterë ortodoks i quajtur Milutin. Emri i të ëmës së tij ishte Gjuka, qartësisht një emër shqiptar.

Për shkak të dëbimeve të Serbisë kundra shqiptarë veçanërisht në mesin e shekullit XIX, familja e tij u zhvendos në fshatin Smiljan të Kroacisë perëndimore. Nikolla Tesla lindi atje më 10 korrik 1856.

Gjuha shqipe nuk ishte në përdorim dhe shkollat shqiptare nuk lejoheshin në shekullin XIX. Prandaj Nikolla Tesla paraqitet me njohurinë e gjuhëve serbe dhe gjermane që pat mësuar në shkollat fetare apo shteterore.

Në këtë pamje të viti 1880 NikolaTesla paraqitet me veshjen popullore shqiptare të Shqipërisë së Veriut apo Dardanisë. Familja e tij e pat marrë me vete atë veshje popullore si një shenjë shumë e çmuar që sinqerisht trashëgonte origjinën e tyre.

Nikolla Tesla paraqitet i veshur ashtu në vitin 1880 para se të nisej për në Pragë të Çekisë, më pastaj në Budapest, Paris, e të arrinte në Nju Jork në vitin 1884. Nikolla Tesla u shua më 7 Janar 1943 në Nju Jork të SHBA.
Saimir Lolja/ KultPlus.com