‘Një muaj’ i regjisorit Zgjim Terziqi do të shfaqet në festivalin ‘Kurzfilmtage’

Filmi ‘Një muaj’ i regjisorit kosovar, Zgjim Terziqi, do të shfaqet në festivalin ndërkombëtar ‘Kurzfilmtage’ në Gjermani më 11 dhe 14 nëntor nga ora 16:30, shkruan KultPlus.

‘Një Muaj’ është film i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe flet për Anën një 40 vjeçare e verbër, e pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmbanë përkujdesjen e saj secila me rend nga një muaj.

Në këtë film luajnë: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumovic, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri Berisha, Lis Spahiu.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike ‘Broken Branch Production’, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës./KultPlus.com