Fituesit e mundshëm të çmimit Nobel për paqe

Në mes të favoritëve janë UNHCR, gazeta turke “Cumuriyet”, “Helmetat e bardha”, si dhe një organizatë humanitare nga Siria. Janë paraqitur edhe Trump, Merkel, Putin, Chirac.

Instituti për hulumtim të paqes nga Oslo ka publikuar se favoritët e sivjetmë janë negociatorët e marrëveshje nukleare të Iranit nga viti 2015.

Edhe pse emrat e të nominuarve janë ruajtur si sekret në 50 vitet e kaluara, Instituti për hulumtimin e paqes nga Oslo, ka dal me listën e vet të favoritëve. Në të janë, përveç nënshkruesve të “paqes nukleare iraniane”, edhe UNHCR dhe komisionari i lartë Filippo Grandi, për shkak të punës së tij në krizën e refugjatëve në Siri dhe Afganisitan. Kjo agjenci tashmë dy herë ka fituar Çmimin Nobel për paqe, transmeton gazetametro.net.

Në vendin e tretë është gazeta turke “Cumuriyet” dhe ish redaktori i saj për shkak të luftës për liri të medieve dhe konfliktit me presidentin turk Erdogan.

Këshilli i Nobelit ka pranuar 213 nominime për kandidaturë, që është numri i dytë më i madh prej vitit 1901, kur është dhënë për herë të parë. Vitin e kaluar në Këshillë ka arritur numri rekord i nominimeve – 376.

Në mes të kandidatëve janë edhe “Helmetat e bardha”, Donald Trump, Kisha ortodokse bullgare, Vladimir Putin, Jacques Chirac, si dhe Papa Françesko. Nëpër medie u përmend edhe kandidimi i Angela Merkel’it.

Një prej on line bastoreve më të njohura në Angli, “William Hill” shanse më të mëdha i jep Papës Françesko, dhe menjëherë pas tij gjendet kancelarja gjermane Angela Merkel. / KultPlus.com