“Un’ati” -“I,Father” shpërblehet me çmimin “Drama më e mirë” në NYTVFF

Filmi “Un’ati” -“I,Father” film i metrazhit të gjatë prodhim i shtëpisë filmike FilmKS me regjisor Mark Norfolk dhe aktorë të mirënjohur kosovar është shpërblyer me çmimin për dramën më të mirë, në festivalin e filmit- New York True Venture Film Festival (NYTVFF), shkruan KultPlus.

Filmi është prodhim i pavarur i shtëpisë filmike FilmaKS në bashkëpunim me Prusia Lane Production. Në role në film paraqiten: Makfire Miftari, Besim Ajeti,Alban Goranci,Florentina Ademi Beck,Ekrem Sopi, Alban Shahiqi dhe Anzotika Ajeti./ KultPlus.com