Më 7 gusht 1990, Serbia ndaloj botimin e gazetës ‘Rilindja’

Gazeta “Rilindja”, e cila për herë të parë ka dalë më 12 shkurt të vitit 1945 në Prizren, konsiderohet ndër pjesët më të rëndësishme të historisë sonë, si gazeta e parë në gjuhën shqipe në Ish Jugosllavi, shkruan KultPlus.

Më 7 gusht të vitit 1990 gazeta Rilindja u ndalua natën me forcë në shtypshkronjë nga Serbia që atë kohë kishte okupuar Kosovën, derisa edhe gjatë ditës forcat policore serbe të armatosura i bënin shtetrrethim redaksisë së gazetës.

Gazeta shtypej në Shtypshkronjën Shtetërore në Prizren nga numri 1 deri në 60-të. Numri 61 i gazetës faqoset dhe shtypet në Prishtinë në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor. Nga 29 Nëntori 1958 “Rilindja” vazhdon rrugëtimin e saj si gazetë e përditshme.

Më 5 shtator 1990, nga pushtetit serb u ndalua botimi i saj, ndërsa pas hyrjes së forcave të NATO-s, më 12 qershor 1999 ajo del përsëri, por këtë here me faqe të shtuara dhe një pjesë e tyre me ngjyra, kurse nga viti 2009 nuk botohet më.

Ani pse gazetë e sistemit, ajo në momente të caktuara ka ditur dhe ka gjetur forcë që të gjejë hapësirë për të dhënë edhe porosi kombëtare. Ajo veçohet për disa aksione me rëndësi për Kosovën, siç ishte rasti për hapjen e Universitetit të Prishtinës e disa aksione të tjera. Veçmas rubrika e kulturës ka prirë për nga autonomia dhe të shkruarit ndryshe për rrjedhat e letërsisë, artit, shkencës, filmit, teatrit e fusha të tjera.

Mund të thuhet lirisht se “Rilindja” ka qenë edhe çerdhe e ngritjes intelektuale pasi ajo ka tubuar në gjirin e saj intelektual në zë që më pastaj kanë bërë emër në letërsinë,artin, shkencën e Kosovës dhe më gjerë.

Si e tillë kujtojmë se ajo meriton një vëmendje më të madhe dhe një iniciativë nga institucionet përkatëse të vendit që ajo sërish të dalë dhe të jetë pjesë e medieve të tjera të shkruara që botohen në Kosovë. Sepse, ajo ishte dhe mbetet pjesë e historisë së Kosovës, me gjithë të metat dhe kritikat që mund t’i bëhen asaj nga kjo distancë kohore. / KultPlus.com

Vdes ushtari i cili me fotografinë e tij duke qarë pasi serbët ia kishin vrarë familjen, preku botën

Serbët kanë shkaktuar vuajtje të mëdha edhe te populli i Bosnje Hercegovinës dhe jo vetëm në Kosovë. Një rast i tillë, ku një ushtar boshnjak mbështetet për një peme dhe qanë teksa kupton që serbët i kanë vrarë tërë familjen

Ky ushtar quhet Senad Medanovic dhe ka vdekur dje pas një sëmundje të shkurtër.

Fotografia i përket vitit 1995 dhe është realizuar nga Ron Aviv, në një fshat të Bosjnes ku ishin masakruar 56 persona, mes tyre edhe familja e ushtarit.

Kujtojmë, luftërat jugosllave ishin një seri e lufte në territorin e ish-Jugosllavi në fund të shekullit 20 e cila çoi në shpërbërjen e shteteve jugosllave.

Në detaje, ajo është Lufta Dhjetë Ditëshe në Slloveni (1991), Lufta për pavarësi kroate (1991-1995), Lufta e Bosnjës (1992-1995) dhe Lufta e Kosovës (1999).

Pas referendumeve të parë Sllovenia dhe Kroacia shpallën pavarësinë e tyre në vitin 1991, e ndjekur në qershor, nga Maqedonia (nëntor 1991) dhe Bosnja dhe Hercegovina (mars 1992).

Gjatë konfliktit, Ushtria Popullore Jugosllave (JNA) u përpoq për të përmbysur ushtarake nën udhëheqjen e Veljko Kadijeviç dhe Blagoje Axhiç, lëvizjet për pavarësi në Slloveni dhe Kroacia. / KultPlus.com