Kur t’bahem me shkollë, kam me thanë: Unë jam prej katuni!

Nga Olti Vata

Me t’vërtetë po rritem n’katun, me kâmbët e zbathuna, por, ândrrat i shoh me ngjyra, e fukarallëku m’ka ba ambicioz mos me u krenu n’parazitizmin krenar prej qyteti provincjal! Besoj te vetja, te dalta e halleve qi po m’skalit jetën. Fukarallëku t’vret luksin, por, jo zemrën teme. Po, po, edhe kur të rritem, t’bahem me shkollë, e t’më kultivojë ditunia, kâm me thanë që: unë jam prej katunit filan! /KultPlus.com

“Bukuroshja e Lalës” me çifteli në mes të Parisit (VIDEO)

Olti Vata është pjesë e një shoqate muzikore të Francës, ku edhe shkëmbejnë kulturat e ndryshme ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Dhe pikërisht çiftelia është instrumenti muzikor që ka dërguar Olti në këtë shtet evropian, i cili ka treguar për KultPlus se shumë shpesh me tinguj të çiftelisë i njofton edhe francezët, dhe jo vetëm.
“Francezët janë artistë, e pëlqejnë shumë instrumentin e çiftelisë, ata e duan muzikën e huaj”, ka thënë Olti për KultPlus.

Ai, pikërisht në një organizim të kësaj shoqate ka zgjedhë këngën “Bukuroshja e Lalës” dhe “Vallën e Kukësit”, i cili nëpërmjet tingujve ka bërë që muzika shqipe të jehojë edhe në Francë, përkatësisht në Strasburg.

“Asgjë nuk më bën më krenar se sa kur dëgjoj të rinj nga: Bosnja, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia, Ukraina e Franca, Gjermania e Venezuela të luajnë një ndër pjesët më të bukura të muzikës shqipe”, ka thënë Olti Vata.

Ai ka thënë para se të shkojë në Francë, ka qenë pjesë e Ansamblit të Mirditës, kurse përvojën e Shqipërisë tashmë po e ndanë me adhurues të kulturës në Francë./KultPlus.com