“Hirushja” nga Sergei Prokofjev, baleti bashkëkohor në 3 pamje për herë të parë në skenën e Operës dhe Baletit Nacional

Më 19 nëntor, me fillim nga ora 19:00 në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet për herë të parë baleti bashkëkohor në 3 pamje “Hirushja”nga Sergei Prokofjev, një përrallë moderne për të gjitha moshat.

Rrëfimi për “Hirushen”e shndërruar në muzikë të bukur të kompozitorit të madh rus Sergei Prokofjev. Kostumografia është e Katerina Radosheviq Galiq (Kroaci), Skenograf është Filip Korunovski, Dizajni i Zërimit: Georg Draushnik (Kroaci), Asistent Koreograf: Sasha Evtimova dhe Mojca Majcen (Slloveni), Repetitorë: Sasha Evtimova dhe Biljana Pasharikovska.

Rolin kryesor do ta interpretojë: Hristina Naçevska, rolin e Princit do ta ketë Miroslav Mitrashinoviq, Zana Engjëll: Sasha Evtimova, Njerka: Marija Josifovska Ristovska, Motrat: Endru Kuk (Angli) dhe Kristian Jangos, Babai: Dragan Koçoski, Hirushja e vogël: Gala Koçevska.

Marrin pjesë edhe solistët dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Nacional. / KultPlus.com

a

“Rajmonda” e Aleksandar Gllazunov do të shfaqet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional

Opera dhe Baleti Nacional, paralajmëron për paraqitje të dyfishtë të një prej perlave të artit të baletit, veprën e shquar klasike të baletit “Rajmonda” të Aleksandar Gllazunov që do të shfaqet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional më 29 tetor 2022 dhe 01 nëntor 2022 me fillim në orën 20:00. Balet i pakohë që shpreh bukurinë e plotë ta vallëzimit klasik, përcjell KultPlus.

Dirigjente e shfaqjes është Bisera Çadllovska, koreograf është Viktor Jaremenko nga Ukraina. Kostumet e mrekullueshme dhe skenografia spektakulare janë të mysafirëve ukrainas, Gana Ipatieva dhe Andrej Zllobin.

Në rolet kryesore paraqiten: Marija Kiçevska Shokarovska, Mimi Popo Aleksova Atanasovska, Balazh Locei (Hungari), Francisko Himenaz Ruiz (Spanjë), Abdurrahmani: Vasil Çiçiashvili (Gjeorgji).

Marrin pjesë solistë, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

“Rajmonda” është balet në dy akte. Premiera botërore e saj është mbajtur në Teatrin e Marinskit në Sankt Peterburg, në janar të vitit 1898. Libretoja e baletit “Rajmonda” bazohet në dramaturgjinë tipike që e karakterizon kohën e Romantizmit. Në dramat (rrëfimet) e kësaj rryme artistike dominojnë temat për heroizmin, dashurinë, dhuntinë, dinjitetin dhe nderin. / KultPlus.com