‘Dashuria është një muzikë, është poezia e trishtimit, është një dhimbje’

Nga Orhan Pamuk

“Më dhemb barku, por jo nga ndonjë e keqe që kam ngrënë. Pres.

Nuk mund të lexoj libër. Në kinema, kur të gjithë fillojnë e qeshin, mua më duket vetja si një “i shkretë” dhe rri aty brenda jo për të parë filmin, por për të kaluar kohën.

Kam shumë frikë se të gjithë do mësojnë se sa “i shkretë” jam. Vazhdimisht mendoj vetëm një gjë.

Nevrikosem me të gjithë për shkak se të gjithë nuk janë njësoj si unë. Në filmin që po xhiroj në imagjinatën time, ne po martohemi. Tavani që është mbi krevatin tim qenka kështu, kordoni i llampës qenka kaq i çuditshëm dhe unë nuk i paskam vënë re më parë.

Askush nuk mund të më ndihmojë. Nevrikosem shumë me të gjithë që flasin duke qeshur për këto tema. Nuk punoj dot si më parë. Gjatë vakteve ha vetëm ëmbëlsirat dhe darkave pi alkool. Nevrikosem me veten time se përse nuk jam si të gjithë. Më paska ikur puçra që kasha në këmbë. Të ishte verë, hyja në det dhe, ndoshta, më bënte mirë.

Dua të jem vetëm. Këto që thashë mos ia tregoni askujt, nuk dua aspak t’i dinë njerëzit. Po sikur t’i dinte ajo do të kishte ndonjë përfitim? Nëse nuk do të kishte, më mirë të mos dijë gjë fare. Jam shumë i shkretë, por ajo që ka rëndësi nuk është kjo.

Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit.

Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar. Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh. Dashuria është ndarja e një çamçakëzi. Dashuria kurrë nuk vihet re. Dashuria është një fjalë boshe. Dashuria është të takosh Zotin. Dashuria është një dhimbje. Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin. Dashuria është tek lotët. Dashuria është pritja në kokë të telefonit.

Dashuria është një botë e tërë. Dashuria është kapja dorë për dore në kinema. Dashuria është një dehje. Dashuria është një bishë. Dashuria është një verbëri. Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës. Dashuria është një qetësi e shenjtë. Dashuria bëhet temë nëpër këngë. Dashuria i bën mirë fytyrës.

Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij.” / KultPlus.com

YAZAR *** Local Caption ***

“Lumturia është të mbash dikë në krahë dhe të mendosh se je duke mbajtur botën”

Disa nga thëniet më të mira nga Orhan Pamuk.

“Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”.

“Lumturia është të mbash dikë në krahë dhe të mendosh se je duke mbajtur botën”.

“Unë s’dua të jem një pemë. Unë dua të jem kuptimi i saj”.

“Çdo person inteligjent e di se jeta është diçka e bukur dhe qëllimi i saj është të jesh i lumtur”.

“Njerëzit thonë gënjeshtra, vetëm atëherë kur ka diçka që tremben se mund ta humbasin”.

“Kur humbasim njerëzit që duam, nuk duhet t’i shqetësojmë shpirtrat e tyre, të gjallë apo të vdekur. Përkundrazi, duhet të gjejmë ngushëllim në një objekt që na kujton diçka për ta”.

“- Cila është gjëja që pëlqen më shumë tek unë? Çfarë duhet të bëj unë për të më dashur? – Ji vetvetja, – tha Ipeku”.

“Lumturi do të thotë të jesh pranë personit që dashuron”.

“Jeta nuk ka lidhje me parimet, por me lumturinë”.

“Përpiqu që në fund të jetës, t’i lësh të gjithëve të kuptojnë se jetove një jetë të lumtur”. / KultPlus.com

Orhan Pamuk: Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën…

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t’i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën. Shkruaj sepse më pëlqen të rri mbyllur në një dhomë, gjatë gjithë ditës. Shkruaj sepse nuk mund ta duroj ndryshe realitetin, përveçse duke e ndryshuar. Shkruaj që mbarë bota ta dijë çfarë lloj jete kemi jetuar dhe jetojmë, unë, të tjerët, ne të gjithë, në Stamboll, në Turqi.Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse ky është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harrueshëm. Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell. Shkruaj për të qenë vetëm.Shkruaj me shpresën të kuptoj përse jam aq i mërzitur me ju të gjithë.

Shkruaj sepse më pëlqen të më lexojnë. Shkruaj sepse besoj si një fëmijë në pavdekësinë e bibliotekave dhe në vendin që do të zënë aty librat e mi. Shkruaj sepse jeta, bota, gjithçka, është pabesueshmërisht e bukur dhe mahnitëse. Shkruaj sepse është argëtuese të përkthesh në fjalë tërë këtë bukuri dhe pasuri të jetës. Shkruaj jo për të rrëfyer histori, por për të ndërtuar histori. Shkruaj për t’i shpëtuar ndjenjës së pamundësisë së kapjes së një vendi që e dëshirojmë, sikurse në ëndrra. Shkruaj sepse nuk arrij të jem i lumtur, çfarëdo që të bëj. Shkruaj për të qenë i lumtur.

Përktheu Urim Nerguti