Drejtoresha e parkut në Apolloni, Ornela Durmishaj ka deklaruar se dëmtimi i kolonave në Apolloni është një akt vandalist. Ajo ka theksuar se ngjarja ka ndodhur gjatë periudhës së karantinës dhe tashmë kjo çështje ka kaluar në Prokurori.
“Është dëmtuar një monument gjatë mbylljes totale. Në momentin që konstatuam dëmtimin gjatë fundjavës kemi bërë denoncimin në polici e cila ka ardhur pikërisht në atë ditë ka bërë verifikimet në terren dhe çështja është kaluar në prokurori. Nga ana jonë është bërë dokumenti përkatës dhe është realizuar projekti i ndërhyrjes për ta rikthyer në gjendjen që ishte. Ky raport iu dërgua Ministrisë së Kulturës dhe Insitutit të monumenteve, ku u kalua ky projekt u miratua dhe presim që këtë javë të fillojmë punën në këtë monument. Është dëmtuar monumenti i Nimfeut, i cili është një çezmë monumentale që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë, është i distancuar”, shprehet drejtoresha. / KultPlus.com