Bismarck: Politika shkatërron karakterin

Otto von Bismarck ishte burrështetas prusian dhe kryeministri i parë i Perandorisë Gjermane. Është një nga më meritorët e bashkimit të shteteve gjermane, zhvillimit të hovshëm ekonomik të Gjermanisë një nga mjeshtrit më të mëdhenj të diplomacisë. Nga disa cilësohet si gjeni i politikës e nga të tjerët si demon i pushtetit. Më poshtë mund të lexoni disa nga thëniet e tij.

• Kurrë mos beso gjë në politikë derisa nuk mohohet zyrtarisht!

• Bëhu i sjellshëm; shkruaj në mënyrë diplomatike; edhe në shpalljen e luftës dikush analizon rregullat e mirësjelljes!

• Me xhentëlmenin jam përherë xhentëlmen e gjysmë, e me një mashtrues tentoj të jem mashtrues e gjysmë!

• Kur dëshiron ta mashtrosh botën, thuaje të vërtetën!

• Të gjitha marrëveshjet me shtetet e mëdha pushojnë të jenë të detyrueshme kur vinë në konflikt me luftën për ekzistencë!

• Kur një burrë thotë se pranon diçka në parim, kjo do të thotë se nuk e ka as më të paktin synim për ta zbatuar atë në praktikë!

• Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!

• Gazetari është personi që ka gabuar profesionin!

• Dashuria është e verbër, miqësia mundohet të mos shohë asgjë!

• Kushdo që flet për Evropën e ka gabim: është shprehje gjeografike!

• Oportunist është një njeri që kap rastin më të favorshëm për të arritur gjënë e nevojshme e të leverdishme. Kjo është edhe detyra e diplomacisë! /KultPlus.com