Sonte fillon Panairi i Librit në Prizren

Sot fillon Panairi i Librit në qytetin e Prizrenit i cili do të zgjas deri më 28 korrik. Përveç pjesëmarrjes së shtëpive botuese nga Kosova e rajoni, Panairi pritet të sjellë orë letrare.

Në këtë edicion i cili është i 16-ti me radhë autorët që do të përurojnë veprat e tyre janë: Adil Olluri, Roland Spahiu, Qerim Lita, Merita Kuçi, Skënder Zogaj, Xhevair Lleshi, Fjolla Spanca, Engin Noyan dhe Donika Dabishevci, derisa një orë letrare do t’i kushtohet veprimtarisë artistike të shkrimtarit të ndjerë, Haqif Mulliqi.

Mbrëmjet letrare do të drejtohen nga Ditar Kabashi dhe Osman Goranci./atsh/KultPlus.com