Vdes Papa Benedikti XVI

Papa Benedikti XVI vdiq sot në orët e para të mëngjesit, në Manastirin Mater Ecclesiae në Vatikan në moshën 95-vjeçare.

Pas “rëndimit të papritur për shkak të moshës” në natën mes të martës dhe të mërkurës, Papa Françesku u kishte kërkuar besimtarëve “një lutje të veçantë për Papa Benediktin”, duke shkuar deri aty sa të thoshte: “Mos harroni ai është shumë i sëmurë, duke i kërkuar Zotit që ta ngushëllojë dhe ta mbështesë në këtë dëshmi dashurie për Kishën deri në fund”.

Nga mëngjesi i së hënës, 2 janar 2023, trupi i Joseph Ratzinger do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për përshëndetjen e besimtarëve.

Për nëntë vjet, Benedikti XVI ka jetuar në manastirin e Vatikanit ku doli në pension disa muaj pas abdikimit në vitin 2013.