Në përshtypjet e tyre vizitorët e huaj nga Gjermania e Spanja janë shprehur, jo vetëm për vlerat arkeologjike të këtij parku, por edhe për natyrën e bukur dhe mikpritjen shqiptare.
Turistja 1: Jemi nga Gjermania. Përshtypjet e para janë shumë të mira, por ka shumë mbeturina.
Turistja 2: Hera e parë që vijmë. Gjetëm një vend modern dhe ky park arkeologjik është shumë interesant.Por këtë periudhe pranverore parku i Apolonisë vizitohet edhe nga nxënës shkollash të cilët njihen me historinë e antikitetit.
Mësuesja: Kemi sjellë nxënësit në këto ditë pushimi për të kënaqur në një vend ku dhe fëmijët të shëtisin, por dhe të njihen me antikitetin dhe arkeologjinë e vendit tonë.
Arkeologu i parkut, Arjan Dimo është shprehur se parku është i vizitueshëm në çdo periudhë të vitit por pritshmëria e kësaj periudhe pranverore ka sjellë më shumë turistë, ku numri i tyre për çdo ditë shkon mbi 100 vizitorë.
“Vizitorë të huaj, ku spikaten kryesisht grupe të organizuara, sidomos vizitorë që vijnë nga Spanja, turistë spanjollë, por mbi të gjitha vërejmë rikthimin e shqiptarëve dhe kryesisht të fëmijëve të shkollave, të nxënësve të shkollave, të cilët kanë filluar ta rifrekuentojnë përsëri Apoloninë pas një mbyllje të gjatë të kohës së pandemisë”, është shprehur arkeologu Arjan Dimo.
Me ardhjen e pranverës ka një frekuentim të lartë të vizitorëve të huaj por edhe vendas./TopChannel/KultPlus.com