Pas thashethemeve të javëve të fundit vjen më në fund konfirmimi se Jennifer Grey do të jetë protagonistja dhe producentja ekzekutive e vazhdimit të ‘Dirty dancing’.
Konfirmimi erdhi nga CEO i ‘Lionsgate’ Jon Feltheimer.
Feltheimer është shprehur: Do të jetë saktësisht lloji i filmit romantik, nostalgjik që i dha gjithë famën dhe dashamirësinë filmit të parë’, transmeton KultPlus.
Filmi i vitit 1987 kishte si aktor Jennifer Grey dhe Patrick Swayze kur ai në kulmin e karrierës së tij.
Gjithashtu filmi ishte një sukses i madh ato vite pasi grumbulloi në arkë 200 milion dollar (kundër një buxheti prej vetëm 5 milion).
Filmi fitoi një Oscar dhe një Globe të Artë për këngën origjinale ‘(I’ve Had) The Time of My Life’ nga Frank Previte, John DeNicola dhe Donald Markowitz. / KultPlus.com