Ky ishte aktori amerikan që kishte ndihmuar refugjatët e Kosovës me 250 mijë dollarë

Paul Newman kishte ndihmuar refugjatët e Kosovës me 250 mijë dollarë në kohën e luftës dhe pikërisht për anën humane të këtij aktori të njohur botëror, tashmë është propozuar që një rrugë e Prishtinës të emërtohet me emrin e tij, shkruan KultPlus.

Një propozim i tillë ka ardhë nga Lirak Çelaj, i cili këtë propozim e ka adresuar për Komunën e Prishtinës.

“Propozoj qe ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves, Komuna e Prishtines ta emertoje nje rruge me emrin e aktorit te njohur Amerikan Paul Newman i cili gjate luftes ne Kosove ka dhene ndihma per refugjatet Shqiptar nga Kosova, ne vlere prej 250000 dollaresh”, ka shkruar Çelaj./KultPlus.com