“Pena e Dritës” organizon takim letrar me Stefan Çapalikun në Bibliotekën “Ernest Koliqi”

Në kuadër të serisë së takimeve kulturore “Pena e Dritës”, të enjten, më 19 qershor 2025, në orën 19:00, Biblioteka “Ernest Koliqi” në Prishtinë do të mirëpresë shkrimtarin e njohur shqiptar, Stefan Çapaliku.

Ky takim do të zhvillohet në formën e një bashkëbisedimi të hapur mes autorit dhe lexuesve, me fokus në krijimtarinë e tij letrare. Një mundësi e veçantë për të gjithë dashamirësit e letërsisë që të njihen më nga afër me veprën e Çapalikut dhe të ndajnë mendime e pyetje me të.

Pas diskutimit, të pranishmit do të ftohen në një koktej në ambientet e Agorà-s, për të vijuar qëndrimin dhe bashkëbisedimin në një atmosferë më të lirë dhe miqësore.

Takimi është i hapur për publikun dhe të gjithë janë të mirëpritur./KultPlus.com

Takimet kulturore ‘Pena e Dritës’ me ligjëratë për shkrimtarin Anton Pashku në muajin e tij të lindjes

Në vazhdën e takimeve kulturore “Pena e Dritës” do të organizohet ligjëratë për shkrimtarin e shquar shqiptar, Anton Pashku, me rastin e muajit të tij të lindjes, shkruan KultPlus.

Në këtë takim, dramaturgu dhe skenaristi Arian Krasniqi do të paraqitet me ligjëratën “Kritika filmike e Anton Pashkut”. Kjo ligjëratë shoqërohet edhe me një program artistik, kurse në mbarim të saj do të ketë edhe një kohë diskutimi me audiencën.

Ligjërata mbahet më 23 janar 2025, në bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, në orën 19:00. / KultPlus.com