Rikthehet “Peza N’Fest” më 16 shtator

Me rastin e 80-vjetorit të Konferencës së Pezës, Bashkia e Tiranës do të organizojë më 16 shtator, një sërë aktivitetesh që, jo vetëm evokojnë atë ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që do të krijojnë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat.

Ky jubile do të kremtohet në Pezë me plot surpriza dhe muzikën më të mirë të momentit duke e kthyer në një natë të paharrueshme.

Bashkia e Tiranës ka menduar që festa të fillojë që në orët e mëngjesit. Nga ora  09-13.00 do të organizohen lojëra të ndryshme, shfaqje cirku etj.

Më pas do të ketë valle dhe këngë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore si dhe një panair artizanësh.

Pasdite, nga ora 19.00 – 24.00 do të fillojë koncerti muzikor me disa nga grupet muzkore më të mirë të momentit. Mbrëmja festive do të vijojë me Tok on Rock, për të vijuar me Piter Pan Band, DJ dhe Tre Musketjerët.

Programi

Paradite 09-13.00

Qyteti i Lojërave

Cirk

Teatri Kukullave

Xhiro me kuaj

Fytyra me flamur

Veterani rrëfen

Kaladibrançe

Sport

Voley

Basket

Minishah

Mos u Nxe

Chill Out  Zone

09.30 Rite dhe Ritme nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore

Solistë, valltarë, orkestrina

Art nga Artizanë – panair

Qoshku i shijes

– Pasdite ora 19.00 – 24.00

Tok on Rock

–              Piter Pan Band, DJ

–              Tre Musketjeret

koncert

–              Chill Out Zone

–              Zjarre Partizane

–              Shije dhe Pije./ KultPlus.com