‘Unë nuk këlthas, nën dritare voglushi im, coftë ra korbi i Edgar Allan Posë’

Poezi nga Ali Podrimja

Pikëllimë

Unë nuk qaj 
Shi bie voglushi im 
shkundet plepi i shtëpisë 

Unë nuk këlthas 
nën dritare voglushi im 
coft ra korbi i Edgar Allan Pose 

Unë nuk luaj vendit 
Muret lëvizin sendet voglushi im 
vjeshtë e keqe mori 

Re e zezë shtëpinë tonë mbështolli./KultPlus.com