Ekspozitë e piktorëve dardharë, 250 piktura krijuar në dy shekuj

Një pjesë e punimeve ikonografike të piktorëve dardharë që janë pjesë e fondit të muzeut të artit mesjetar në Korçë janë sjellë në një ekspozitë të konsideruar si një përfaqësuese e shkollës së dardharëve.

Ndërsa në fondin e muzeut ruhen gati 250 vepra të piktorëve dardharë vetëm pak prej tyre janë ekspozuar por ky moment ka një rëndësi të veçantë sepse sjell vepra të realizuara në momentet e fundit të artit bizantin ndërthurur edhe me shkollat e tjera të artit perëndimor.

Një krijimtari e larmishme në  shekujt 19-të dhe 20-të e reflektuar në një numër të lartë, veprash ikonografike, afreske, laike dhe shumë autorë është dëshmi e frymës perëndimore, që u shoqërua me shumë risi në artin figurativ nga artistët dardharë./KultPlus.com