Një natë në Napoli

Nga: Pink Martini
Shqipëroi: Bujar Meholli

Një natë në Napoli
kur hëna qe mbi det
takova një engjëll
që s’mund të fluturonte…

Një natë në Napoli
yjet i harrojë ai
dhe ashtu pa krahë siç qe
për në parajsë më mori…

Lart mbi tokë fluturuam
trishtimin mbrëmjesor duke e harruar
në parajsë mbi re;
çmendurisht zhytur në dashuri.

Sa mund të zgjasë e gjithë kjo?
Sa net janë për të ëndërruar?
Sa orë, sa ditë?
Kur përkëdheljet mbarojnë
sytë mbyllen
dhe s’mendohet për asgjë më.
Koha ikën, s’ka dashuri
dhe vallëzimi merr fund!

Një natë në Napoli
me hënën mbi det
takova një engjëll
që s’mund të fluturonte.

Ashtu siç qe, pa krahë,
ai i harrojë yjet,
për në parajsë më mori
atë natë në Napoli…

Oh sa dhimbshëm,
gjithçka do të merr fund…

Ai ma theu zemrën
në parajsë më braktisi
tani jam prapë në tokë
oh, nuk do të dashuroj kurrë më!

Shikoj lart!

Sa mund të zgjasë tërë kjo?
Sa net për të ëndërruar?
Sa orë, sa ditë?
Kur përkëdheljet marrin fund
dhe dashuria venitet,
mbylli sytë, pa menduar asgjë,
koha ikën, s’ka dashuri
dhe gjithçka përfundon!

Oh, një natë në Napoli
kur hëna qe mbi det
atë engjëll takova
që në parajsë më mori…

Në parajsë ai më dërgojë.
Në parajsë…

2004 /KultPlus.com