Fshati në Kosovë me pamje përrallore

Ashtu si çdo vit për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, fshati Pjetërshan në Komunën e Gjakovës është dekoruar për këto festa.

Edhe këtë herë, fshati ka marrë pamje përrallore, duke u dekoruar nga të rinjtë e këtij fshati, shkruan albinfo.ch.

Fshati duket mahnitës, derisa është vizituar nga krerët e Komunës së Gjakovës.

Madje, ky fshat po i jep leksion edhe kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, që ende nuk është dekoruar për festat e fundvitit, duke sjellë shumë pakënaqësi te qytetarët.

Foto: Bernardo Shkorreti