Sikur t’ bëheshim bashkë ne të dy

Poezi nga Amida Rica.

Sikur t’ bëheshim bashkë ne të dy,
do t’ shpiknim bombën e parë,
më të madhe të dashurisë.
Do ta hidhnim anembanë globit
e do t’ja shkatërronim atij
veteqendërzimin,
barkshekullarizimin.
Sikur t ‘bëheshim bashkë ne të dy,
do t’ lajmërohej rrufeshëm
ngrohja globale e shpirtit e,
do t’ shkriheshin anembanë globit
mirësi, pasion, butësi,
Njerëzit do të duheshin
vetëm me dashuri.
He, si thua
bëhemi bashkë unë e ti?/KultPlus.com