Andrra

Poezi nga Borges

Nata i ngarkon të fjetunit një detyrë

shtriganësh – zhbamjen e tan ksaj bote,

degzimet e saj të panumrueshme

të shkaqeve e pasojave, që kridhen në rrethin

e humertë të qarkullimit të kohnave.

Nata do, që ti t’a harrojsh për një natë

vedin, prejardhjen dhe t’parët e tu,

pikën e parrokshme me mend prej gjeometrave,

linjën, rrafshin, piramidën, kubin,

cilindrin dhe sferën, oqeanin dhe dallgët,

nënkrejsën poshtë faqes, palën e hollë të çarçafëve

të freskët…

perandoritë, perandorët e tyne, Shekspirin

dhe atë – ma t’randën e punëve – dashninë tande.

Sa çudë: ky rreth i trëndafiltë

e fshin kozmosin, tue i çilë udhë kaosit. /KultPlus.com