“Çdo ditë mlohem me gjak, n’ven të trandofilit marr dajak”

Poezi nga Egzon Krasniqi

Natë e gat’
Frymë e shkurtune
N’fakt e shune
Nën gjam’t e dhunës

Frig’ asht me vdek
Frig’ kalue friges
Asht me dasht me rrnu

Rrnes s’ka
Për mu jo
Çdo ditë mlohem me gjak
N’ven të trandofilit marr dajak

Rrnes mos pastë mi’ kët’ tokë
Qe gjamt e grues s’pushun kurrë
Mos jetofshin zullumqarët
As ata që vec rrijnë n’gjum

Qohuni
Çika e djem
Gra e burra
Qohuni o milet
Thoni boll dhunës ndaj gruas

Edhe sa dojmë me prit
Edhe sa dojmë me i vra
Edhe sa… / KultPlus.com