Nëse do që të më duash

Poezi nga Elizabeth Barrett Browning. Përkthyer nga Faslli Haliti

Dhe nëse do që të më duash mos me duaj me asgjë tjetër,
veçse me dashuri. Kurrë mos thuaj “E dua për
buzëqeshjen, për vështrimin, për mënyrën
fisnike të të folurit, për idetë e saj
që përkojnë, me të mija të cilat një ditë
më bënë të qetë.”
Këto gjëra,i dashur, mund të ndryshojnë në vetvete ose të ndryshojnë për ty.
Kështu një dashuri mund të zhduket.
Dhe ti mos më duaj gjithashtu me keqardhje
për të fshirë lotët në faqet e mia. Të qarat
mund t’i harrojë kush e pati gjatë komfortin tënd,
e të humbasë, kështu, dashurinë tënde.
Por ti më duaj, vetëm me dashuri të dashurisë,
që rritet në ty, me një dashuri eterne !/ KultPlus.com

Në sa mënyra të dashuroj

Poezi nga Elizabeth Barrett Browning.

Në sa mënyra të dashuroj? Lermë t’i numëroj.
Të dashuroj deri në thellësinë, në gjerësinë dhe në lartësinë
Që shpirti im mund të arrijë,
kur merr pjesë i padukshëm
Në qëllimet e Ekzistencës e të Faljes
ideale.
Të dashuroj po aq sa nevoja më modeste
E çdo dite, në diell dhe në dritën e qiririt.
Të dashuroj bujarisht, si dikush që lufton
për drejtësi.
Të dashuroj me pastërti, si dikush që
nga lutja kthehet.
Të dashuroj me pasionin që hidhja
Në dhimbjet e mia të shkuara, e me besimin
e fëmijërisë sime.
Të dashuroj me një dashuri që e besoja të humbur,
Së bashku me engjëjt e mi të humbur- të dashuroj me frymëmarrjen,
Buzëqeshjet, lotët, e gjithë jetës sime! –
e nëse Zoti do dojë,
Do të të dashuroj akoma më shumë pas vdekjes./KultPlus.com