‘Po të mos kishim dashuruar ne’

Poezi nga Oscar Wilde

Po të mos kishim dashuruar ne,
Kush e di nëse ai narcizi do ta kishte joshur bletën,
Në gjirin e tij të artë,
Nëse ajo kaçube trëndafili do të kishte stolisur,
Me llampa të kuqe degët e saj!

Unë besoj se s’do të dilte asnjë gjethe në pranverë,
po të mos ishte për buzët e dashnorëve që puthin.
Po të mos ishin buzët e poetëve…
Që këndojnë./KultPlus.com