“Unë, rebelja e juaj që za më mësuat mos me pasë kurrë”

Poezi nga Serafina Lajçi

Njanes nga ato

Sot, do t’i hjek nga trupi kthetrat e tërbimit tand e nuk do ta kem ma frikë imazhin tem n’pasqyrë
Sot, s’do të bahem gur i heshtjes
grushtave t’iu kërkoj ndjesë
Sot, do t’i shkëpus ofshamat e mia
e me to t’ia shpërfaq botes rrëfimin tem
Sot, do t’i ik hijes teme
e s’do të vazhdoj ta shoh veten si fytyrën tande të pangjyrë
Sot, do ta ruaj pak dashni për veten
Unë, rebelja e juaj
që za më mësuat mos me pasë kurrë. / KultPlus.com