(Të pash) Sot

Poezi nga Xhevat Latifi.

Diçka e kaltër lëkundej pafajshëm

Bëhej te jesh duke mbledhur flutura

Me i vendos n’ këmishe si lulka

Thua me ka shitua mungesa e jote!

Asht si lis i prerë pa mëshirë ( degë m’ degë e fletë m’ fletë )

Duke rënë i shkallmuar me faqe në tokë

Më pas i zhveshur ( nga mëkatet) prit stinën e fundit

Për një paqe te përbotshme mes qiellit dhe dheut

Fosile të kristalta në pemën e kërshëndella shkunden në pafajësi

XL @ Gjilan, nëntor 2018