Djaloshi që pikturon me 8 gishta në të njëjtën kohë (VIDEO)

Nëse të pikturuarit ju duket e vështirë, imagjinojeni pak si është të pikturosh duke përdorur 8 gishta njëkohësisht.

Adoleshenti Jes Rubantes nga Filipinet është bërë viral në TikTok, pas videove ku shfaqet duke pikturuar me të dyja duart njëkohësisht. 

Ai ka realizuar portrete interesante dhe të veçanta, punuar kryesisht me stilolapsa të thjeshtë.

Procesi i realizimit është i çuditshëm, por funksionon. Djali vendos me ngjitës 8 stilolapsa mbi gishtat e tij dhe vazhdon punën, që për të, duket e thjeshtë dhe e shpejtë. / KultPlus.com

Koleksioni me portretet e akademikëve shqiptarë u promovua mbrëmë në Akademinë e Shkencave

Ditët e fundit Akademia e Shkencave e Shqipërisë mori një nismë për të mbledhur vepra të arteve vizuale, pikturë, skulpturë, vizatime e të tjera, ku pasqyrohen portretet e akademikëve shqiptarë. Më pas ato u ekspozuan në sallën e kryeore të Akdamisë.

Kjo nismë u përkrah dhe nga familjarët e akademikëve, të cilët kanë dhuruar punë ekzistuese apo kanë porositur portrete të tyre të bëra rishtazi nga autorë të njohur.

Punimet janë shumë cilësore, ku përmendim portretet në vaj të Aleks Budës dhe Tish Daisë, realizuar nga piktori Nikolin Ivanaj, portreti i akademikut Teki Biçoku realizuar nga piktori Ruben Hajnaj, portreti i Bedri Dedes realizuar nga piktori Adrian Devolli.

Apo punimet në bronz të Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit, realizuar nga skulptori Qazim Arifi, shkruan ata.gov.al.

Salla ku janë ekspozuar veprat në Akademinë e Shkencave merr vlerë më të madhe edhe me praninë e personazheve me kontribut shumë të rëndësishëm në këtë institucion. /KultPlus.com