Në shitjen e mbrëmjes së djeshme të vjeshtës në shtëpinë e ankandeve Heffel të Torontos, aksioni i drejtpërdrejtë dhe ai online sollën rezultate të forta për portretin e Mbretëreshës Elizabeth II të punuar nga artisti amerikan Andy Warhol.
Ky punim mori 853 mijë dollarë, kështu duke thyer rekordin global të ankandit për një printim të botuar nga artisti Warhol, transmeton Klan Kosova.
Printimi blu i mbretëreshës së ndjerë është një nga katër versionet te cilat e paraqet Elizabeth II në serinë e tij të vitit 1985 Reigning Queens.
Ky portret i veçantë ishte nga edicioni mbretëror ultra i rrallë, i zbukuruar me pluhur diamanti dhe mbante një vlerësim të ulët prej 373 mijë dollarësh.
Ankandi nisi me 400 mijë dollarë, ngeci për pak kohë përpara se ofertuesit ta rrisnin ofertën./KultPlus.com